top of page

DROBONIKU


DY POEZI NGA MYSLIM MASKA

DROBONIKU

Droboniku

Është fshati më i bukur i botës.

Jo pse njerëzit

Dhe të huajin e ftojnë

Për një kafe, një gotë raki.

As për qershitë

Me vëthë të florinjtë,

Më keq se arixheshkat.

As për ullinjtë,që

Kur fryn erë

Përplasin krahët dhe duan të fluturojnë

Si fazanë gjigandë, pa e ditur për ku…

Thjesht për Makon,

Të vockëlën, të rrudhurën, “këmbështrembërën’

Nënën time,

Droboniku

Është fshati më i bukur i botës.

BUNINI

“Asnjë profet s’e pranoi vendi i tij”

As Buninin.

U verbuan pas lulkave të ferrave

Dhe nuk e shikonin

Jaseminin.

30 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page