top of page

DREMIT GJYSHI IM


DREMIT GJYSHI IM

Nga Fatmir Terziu


Dremit Gjyshi im.

Zoti i lexon ëndrra nëpër tym,

bekuar qoftë cigarishtja e tij.


Poshtë ballit bulëzohen tespija të arta

shpërthime në sy,

shenja të zjarrta.


Një herë hap sytë, herës tjetër bën me gisht

shëtit ëndrrat e lexuara nga Zoti nëpër hatlla

e pastaj zbresin lumenjtë,

e ia mbathin pirgje-pirgje me të katra,

nga sytë e tij tek më të mëdhenjtë,

e shëtisin Gjyshin tim me të bardha,

gjyshja hesht e me heshtjen e saj më flet

bir kjo udhë është si në përralla,

të gjithë atje do të vemë!


Mbi flokët e saj u shpupuritën ca flatra

I Ftuari i Zotit kryqëzoi gjoksin e bëri emblemë

Gjyshin e ktheu nga e mbara

dhe pasoi një lutje si në një poemë.


ENGLISH:

MY GRANDFATHER IS DROWSY

By Fatmir Terziu


My grandfather is drowsy yet.

God reads dreams through smoke,

blessed be his holder’s cigarette.


Golden rosaries are placed below the forehead,

eye eruptions,

fiery signs.


One time he opens his eyes, the other time he points his finger,

walk the dreams read by God through the roof timbers,

and then come down the rivers,

they run away with stacks of squares,

from his eyes to the elders,

they walk my grandfather in white,

the grandmother is silent and speaks to me with her silence credo:

son, this road is like in a fairy tale,

all there we will go!


On her hair some wings were spread

The Guest of God crossed his chest and made it an emblem,

He turned the grandfather to the straight

and followed by a prayer as in a poem.


18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page