Drejt ndryshimit


Gazmend Cufaj, Kryetari i Gr. PD Barking dhe Dagenham


Tashmë është bërë realitet. Një grup anëtarësh të Grupseksionit të PD-së Barking dhe Dagenham së bashku me Kryetarin e këtij Grupseksioni, Gazmend Cufaj, kanë shkuar në Atdhe që të ndihmojnë fitoren e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit 2021. ata kanë udhëtuar nga Londra në Shkup dhe më pas me makina janë shpërndarë, sa nga kufiri i Kosovës e disa më tej në drejtim të Tiranës e Durrësit e qyteteve të tjera.

Në këtë udhëtim ata u duk se po përballeshin me kufij të barrikaduar për lirinë e njeriut dhe të drejtat e lëvizjes në këtë kohë ende të rrënduar pandemike. Njerëzit që duan të punojnë, të jetojnë si ne, njerëzit që duan lirinë si ne, mësohet të jetë motivi i tyre, që kërkon ndryshimin dhe fitoren e demokracisë me Kryeministër vizionarin Lulzim Basha. Na duhet vetëm një mekanizëm inteligjent, thonë ata njëzëri dhe kështu këtë na e jep ekipi i përzgjedhur i Kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha.


"Njeriu nuk mund të shkelë në të njëjtën frikë dy herë, sepse frika ndryshon dhe ai nuk është më i njëjti", do të thoshte një Heraklit për krizën e sotme që ka kapluar Atdheun nën qeverisjen 8 vjeçare të qeverisë Rama. Pavarësisht sa përpiqen gazetarët, tërmeti politik i viteve të Ramës nuk ka gjasa të ndodhë më, dhe fitorja e PD është tashmë një kuadrat kohor i vogël.

Së pari, sot kemi një prodhim teatror, që është prodhuar nga fjalori i kryeministrit Rama. Ajo u organizua nga kasta dhe intriga e tij për të bërë shatazh fjalësh. Njerëz të mashtruar dhe të palumtur kanë braktisur vendin në këto vite. Disa me fëmijë që qajnë në krahët e tyre, të tjerë me parulla të gatshme, të tjerë duke lexuar kërkesa në forma të ndryshme azili. Dhe kjo për faj të kësaj qeverisjeje.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me kërkesën imediate: të cilën Ambasadorja e SHBA e tha qartë, ose votoni ndryshimin, ose krimin.


ME KRYETARIN E PD FERDINAND XHAFERRI DHE ME KRYETARIN E ZONËS KËNETË SAMI OSMANI




74 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif