top of page

Drejt botimit Antologjia e XII...


Drejt botimit Antologjia e XII me poezi ”Fjalë me krahë”- ”Ord med vingar” në Borås të Suedisë


Sokol Demaku


Vazhdon të bëhet një punë me vlerë në prezentimin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në mërgatë. Pas një pune të gjatë dhe frytëdhenëse, anëtarë të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë dorëzuan në shtyp në shtypshkronjën e shtëpisë botuese „Lena Graphic“ në Prishtinë Antologjinë e XII me poezi të Festivalit të XII Ndërkombëtar të poezisë ”Sofra poetike Borås 2023” me titull ”Fjalë me krahë”- ”Ord med vingar”. 120 poet në 12 gjuhë një ndjenjë madheshtore për këtë shoqatë kulturore shqiptare. Ja edhe gjuhet e prezentuara:

-albanska, svenska, portugiska, engelska, kroatiska, bulgariska, tjeckiska, arabiska, bosniska, spanska, turkiska, italienska

-shqip, suedisht, portugisht, anglisht, kroatisht, bulgarisht, cekisht, arabisht, boshnjake, spanjolle, turke dhe italiane

Në këtë Antologji kanë derguar poezitë e tyre 120 poetë në 12 gjuhë nga vende të ndryshme të botës. QKSH Migjeni që në shtator të vitit 2022 ka fillua me punë në këtë projekt madheshtor Ndërkombetar ku tani u kurorëzua me dorësimin në shtyp të Antologjisë së poezisë. Kjo është një punë e madhe e Redaksisë së Festivalit, ku për cdo vjet del me Antologji ku prezenton punën e poeteve pjesëmarres në këtë Festival Ndërkombetar që kjo shoqatë kulturore shqiptare me seli në qytetin e vogël suedez Borås e organizon këtu këtë Festival XII vite me radhë.

Antologjia do prezentohet në kuader të Festivalit i cili kåétë vit do mbahet nga 3 deri në 5 qershor 2023 në (3 dhe 4 qershnëor Borås dhe 5 qershor në Uddevalla të Suedisë)

Qednra Kulturore Shqiptare ka bërë të gjitha përgatijtet dhe është duke punua aktivisht në ketë drejtim që edhe këtë vit suksesi dhe rezulatet e këti Festivali këtë Qender ta ngren në piadestalin me të lart të prezentimit të kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në mergatë.

Duhet përmendur se QKSH Migjeni ka mneshtetjen dhe ndihmen e organeve të Kulturës si në komunën Borås asjtu edhe nga ana e Organeve kulturore të Regjionit të Perendimit me seli në Göteborg, të cilët mbeshtesin dhe ndihmojnë aktivitet e kesaj Qendre kulturore shqiptare në mërgim.



Një falenderim i veqant per nje punë me vlerë te Rizah Sheqiri, Hamit Gurguri, Bahtir Latifi, Gladiola Busula, Anxhela Ziso dhe Sokol Demaku

Thonë ketu se kete vit edhe vet Festivali do kete karakter tjeter dhe do jetë edhe më i suksesshëm se vitebe më parë.

46 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page