top of page

Dr. Qemal Çadri, nje meteor qe s' shuhet!


Dr. Qemal Çadri

Nga Ramazan Buci


Sot me hidherim te thelle morem vesh se u nda nga jeta nga nje semundje e rende, Dr. Qemal Mehmet Çadri i cili lindi me 23 tetor 1944 ne fshatin Trebisht te rrethit Diber(sot Bulqize).Te flasesh per Dr. Qemalin eshte shume e lehte sepse flasin vete puna dhe veprat e tij te cilat e bejne ate nje figure unikale jo vetem nder profesionistet e shendetesise se Dibres por edhe te gjithe Shqiperise. Kjo qe them ndonjerit qe nuk e njeh Dr.Qemalin mund t'i duket e pabesueshme por ato qe e njohin e dine qe ai ka qene eshte dhe do te ngelet nje nder mjeket me te shquar te Shqiperise. Kur permend dr. Qemalin nenkupton inteligjencen dhe ekselencen qe e karakterizoi qe nga lindja gjer ne momentet e fundit qe u na nga jeta. Dr. Qemali ishte bir i nje intelektuali te nderuar qe kishte mbaruar Shkollen Normale te Elbasanit, bir i nje familje intelektualesh, njeri me i dalluar se tjetri. Dhe ky ishte mjedisi familiar ku kishte rrenjet Dr. Qemali. Dr. Qemali mbaron si ekselent Teknikumin Mjekesor te Tiranes dhe ketu duke marre shkas nga nje foto e Prof. Nazmi Koçit te publikuar ne nje dokumentar per te me rastin e shpalljes "Qytetar Nderi" i Dibres, dua te theksoj se ne ate foto perveç tij ishte dhe Dr. Qemal Çadri e Prof. Sali Berisha si tre nxenesit me ekselente te ekselenteve te Teknikumit Mjekesor te Tiranes. Nuk besoj ti marr autoresine Prof.Nazmiut, mbasi moderatori dhe skenaristi i mirenjohur Defrim Methasani e publikoi ne nje salle prej 200 vetash. Por Dr. Qemali qe edhe ne Fakultetin e Mjekesise studenti me ekselent i ekselenteve . Pavaresisht se pati disa peripeci burokratike ai pas 6-7 vitesh pune ne fshat u dergua ne specializim ne pathologji dhe me vone ne nephrologji te cilat i perfundoi me rezultate te shkelqyera te cilat e benin ate te jete nje patholog e nephrolog "sui generis" dhe nje shef patologjie i pakonkurueshem nga asnje tjeter ne Republike.Duke qene nje nje autoritet shkencor, nje njeri serioz, konstruktiv dhe njohes i thelle problematikave spitalore ai emrohet drejtor i Spitalit Peshkopi. Gjate kohes qe drejtoi spitalin spikati perkushtimi,komunikimi etik, aftesia organizative, evidentimi dhe adresimi i sakte i problematikave spitalore dhe "Bon Sensi" duke u dhene fund lidhjeve klanore dhe praktikave te vjetra drejtuese. Pas nje kohe relativisht te shkurter,duke u konsideruar si nje risi modeli drejtues i Dr. Qemalit, ai emrohet Shef i Seksionit te Shendetesise se rrethit te Dibres ku edhe ne kete detyre te rendesishme mori vleresimet me te larta nga Ministria dhe strukturat me te larta partiake te asaj kohe gje per te cilen caktohet ne grupin e eksperteve te shendetesise per kontrolle ndihme ne gjithe Shqiperine.Si njeri shume i zgjuar qe ishte ai karakterizohej nga nje humor shume i kulturuar nje ironi shume fine qe vetem njerez koeficient te larte inteligjence mund t'i bejne. Per kontributin e çmuar si mjek ne spitalin e Peshkopise dhe si drejtues i shendetesise dibrane per shume vite Bashkia e Qytetit te Peshkopise i ka dhene Dr. Qemalit titullin " Qytetar Nderi".Dr. Qemali u nda nga jeta duke lene ne pikellim te thelle femijet, bashkeshorten Dr. Havien, vellezerit, miqte,shoket dhe pacientet e tij per te cilet u perkushtua aq shume. Dr. Qemali ishte dhe do te ngelet nje meteor i ndritshem i mjekesise dibrane dhe asaj shqiptare.

84 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page