top of page

Dr Kristo Papa i treti në Fier


ree

 

 

Emrat që përfliten për kandidatë

Ndërkohë do të jetë Rama i cili do të vendosë se kë do të lërë në lista të mbyllura apo lista të hapura.

 

Emrat që përfliten për kandidatë në listat e PS-së dhe dihen deri tani

-Tiranë: Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Ervin Hoxhaj, Adea Pirdeni, Lindita Nikolla, Olta Xhacka

Albana Koçiu, Igli Hasani, Blendi Gonxhe, Erion Braçe, Etilda Gjonaj, Fatmir Xhafaj, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ornaldo Rakipin, Pandeli Majko, Helena Kaçe, Zerina Bruci

-Fier: Belinda Balluku, Ceno Klosi, Kristo Papa, Petrit Malaj, Antoneta Dhima, Hanit Bonati, Arjan Faso, Ami Kozeli

-Korçë: Niko Peleshi, Eslemvera Zake, Ilir Pendavinji, Ilir Topi, Bledi Çomo, Arjan Jaupllari, Besa Spaho, Nertil Jole, Anastasia Zaimit

-Shkodër: Xhejms Çela, Onid Bejleri, Majlinda Angoni, Enertil Canaj, Ndriçim Sterkaj, Anila Gjyrezi, Besmir Lesha, Frrok Gjini

-Vlorë: Bledar Çuçi. Anila Denaj, Pirro Vëngu, Plator Nesturi, Ardit Bido, Vasil Llajo, Vullnet Sinaj

-Lezhë:Ulsi Manja, Ermal Pacaj, Pranvera Skana, Admir Kadeli, Marjeta Nela

-Elbasan: Arbian Mazniku. Evis Kushi, Bora Muzhaqi, Ermira Urupi, Taulant Balla, Saimir Hasalla, Adi Qose, Shkëlqim Bullari, Desantila Tahiraj, Ela Toçka, Gert Durda

-Durrës: Luan Zaza, Etleva Budini, Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Edmond Stojku

-Kukës: Eduard Shalsi

-Dibër: Bledi Klosi. Agron Malaj

-Berat: Ervin Demo, Juliana Memaj, Klajdi Qama

-Gjirokastër: Mirela Kumbaro, Termet Peci, Pirro Dhima, Shyqyri Hysi, Anila Dhimitri

Vetë kryeministri Rama pritet të jetë në listën e hapur të Tiranës, me angazhimit që ka marrë publikisht për drejtimin e fushës në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt. Po ashtu, raportohet se janë 4 kryebashkiakë që kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë. Flitet për kryetarin e Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i këtij qarku, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj.

 

Në listën e mbyllur Kryeministri Rama do t’i japë më shumë prioritet grave dhe vajzave, ndërsa në listë të hapur do të jenë kryesisht ata eksponentë të PS që kanë me shumë se dy mandate, duke i lënë të luftojnë për ulësen e tyre në Parlament.

 

Për 11 majin, secila partia/koalicion do të garojë me 46 deputetë në listë të mbyllur dhe 140 të tjerë në listë të hapur.

 

Gjatë dy ditëve të takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë, (7- 8 mars)  është diskutuar gjithashtu për programin e Partisë Socialiste në çdo sektor, dhe retorikën politike që do duhet të zbatojnë në terren me qytetarët: “Me ne drejt BE, me ata në kënetë”.  

 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page