top of page

Doruntina Grulaj: TË NDIHMOSH TË TJERËT

  • 36 minutes ago
  • 3 min read


PSE TË NDIHMOSH TË TJERËT ËSHTË ILAÇI MË I MIRË PËR VETEN?


Secili prej nesh kur e mendon veten dhe raportin me njerëzit arrin ta kuptoj edhe më shumë thënien e mençur “ Çka të bën e ka për vete, secili punon në të mirë ose kundër vetes“. Kur lexon Konfuçin mëson shumë nga leksione të tij, që për mendimin tim secili është më i dobishëm se tjetri. Konfuçi njihet për mësimet e tij mbi moralin, drejtësinë, respektin ndaj familjes dhe rendin në shoqëri. Ai thekson rëndësinë e edukimit, virtytit dhe disiplinën në jetën e përditshme. Një nga perlat e tij është se: “Kurrë nuk duhet të urreni askënd sepse nëse e urren një njeri atëherë je i mposhtur prej tij.”

Kështu që rruga më e mirë është të mos urresh kurrë askënd, të jesh i dobishëm, i dashur për veten, familjen, pastaj me të tjerët i sjellshëm, i respektuar. Të qëndrosh larg të keqes, të mos merresh me thashetheme e as me njerëzit që nuk din çfarë duan në jetën e tyre dhe nuk duan as të pranojnë këshilla, thjesht duhet të largohesh pa bërë zhurmë. Para se gjithash njeriu fillimisht duhet të mësoj të njeh veten, ta dojë, ta vlerësoj veten pastaj të tjerët, të ketë vetëbesim jo të mbivlerësuar. Sepse para se të shohim të tjerët ne shohim fillimisht veten në pasqyrë, aty lexohet gëzimi dhe hidhërimi ynë.

Mirëpo, ajo që duhet theksuar është empatia. Në aspektin psikologjik empatia ka të bëjë me altruizmin. Ta vendosësh veten në këpucët e tjetrit. Empatia është e lidhur direkt me sjelljen pozitive në raport shoqëror. Pra, të dish se çfarë ndjen tjetri, të reagosh mirë ndaj tij, ose edhe duke e pyetur me një Si je? - Kjo pyetje është sipërfaqësore por ka një rol të rëndësishëm në çelësin e bisedës me tjetrin. Njeriu duhet të jetë empatik sepse empatia është ajo që na bën vërtet njerëz, duke e vendosur veten në pozitën e tjetrit dhe duke u munduar të kuptojmë shpirtin dhe gjendjen emocionale të tjetrit, duke mos e paragjykuar dhe duke mos e gjykuar, pa analizuar gjendjen, sjelljen dhe veprimet që vijnë si shkak – pasojë.

Kur neve na ndodh të ndihemi të zhgënjyer nga njerëzit egoist që sillen keq ndaj nesh dhe të mirat që ne ju kemi dhënë apo u japim i përbuzin. Kjo assesi nuk d.mth se ne duhet të presim në këmbim diçka prej tyre. Kjo na jep të kuptojmë që kemi të bëjmë me njerëz që nuk janë mirënjohës ndaj njerëzve dhe gjërave që bëjnë për ta. Filozofi Kanti si një ndër filozofët më të shquar thoshte: ‘‘ Njerëzit më të poshtër mbi këtë tokë janë mosmirënjohësit“ dhe kjo është plotësisht e vërtet. Besoj që, secili prej nesh me çfarë përballemi në jetën e përditshme, kemi njohur shumë njerëz të mirë por edhe shumë egoist e mosmirënjohës.

Kur flasim nga aspekti personal nga të dy palët unë kam mësuar që të bëhem si të parët, dhe të vazhdoj të punoj me veten gjithmonë, me empatinë, duke ndjekur paqen e brendshme, nga e cila edhe vjen lumturia. Duke u munduar gjithmonë që në zemrën dhe shpirtin tim mos të ketë vend inati, lakmia, zilia, hakmarrja, duke mos ja uruar të keqen askujt, thjesht të shikoj drejtimin tim, të largohem në heshtje nga njerëz që nuk din të bëjnë diferencën dhe të mos vlerësojnë asgjë në jetë, sidomos ato gjëra që janë njerëzore dhe falas.

Pse të bësh të tjerët të lumtur është sekreti i lumturisë sate?

Njerëzit janë qenie sociale të programuara që të bashkëpunojnë. Por një gjest i vogël i pa kërkuar mund të ndryshoj ditën dhe emocionin e dikujt tjetër, andaj të sillesh mirë me njerëz është të punosh për veten drejt lumturisë tënde, duke qenë koshient se nuk do kemi asnjë leverdi personale, dhe kjo mund të themi është si ‚‘‘efekti boomerang“ çfarë bën të kthehet herët apo vonë.

Zakonisht kur ndodhemi në dilema me veten kemi situata tona apo vështirësi, në momentin që dikush na shfaqet para dhe paraqet një problem dhe ne e ndihmojmë atë, duke mos pritur asgjë sepse nuk e njohim fare atë njeri dhe automatikisht aktivizohet truri ynë për të pushuar nga stresi që kemi. Gjithashtu ndihemi më të dobishëm, më energjik se mund të ndihmojmë dikë tjetër pa marrë parasysh gjendjen tonë. Dhe kjo na bën të ndihemi të vlerësuar, të dobishëm, për veten, familjen, rrethin, shoqërinë dhe komunitetin ku jetojmë.

Psikologjia dhe mjekësia e kanë zbuluar se njerëzit që janë altruistë kanë nivele më të ulëta të kortizolit ( hormonit të stresit). Kanë imunitetin më të fortë dhe kanë presion më të ulët të gjakut. Janë pothuajse pozitiv dhe ndiejnë lumturi brenda vetes pa pasur arsye për të theksuar ndjesinë që kanë. Thjesht ndihen të lumtur.  Andaj edhe Dale Carngie shkrimtar dhe mësues i kurseve për vetëpërmirësim, arritje ndërpersonale thotë ‘‘Të mendosh për tjetrin, të ndihmosh tjetrin, kjo është një dhuratë e këndshme që ia kemi përgaditur vetes“.


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page