top of page

DITA E NOVRUZIT



(poezi)


Nga Përparim Hysi


Nesër është DITA E NOVRUZIT dhe unë jam bektashi Po e lë një çast TIRANËN,frymën mbaj për në shtëpi?!!! Jam kthyer prapë si i vogël,frymën në fshat e mbaj Mendja ime po vjen rrotull, kam një mall që dot s'e mbaj.


Ngjita kodrën e VAJKANIT dhe,sa dal, aty mbi breg * Zemra ime sa s'del xhanit,kam një mall që gjallë më pjek. Zbres nga bregu tatëpjetë,edhe sosem tek përroi Jam tani si zok me fletë, kam një mall që më bloi. U jap këmbëve (hë dhe pak),se me sy ma bën shtëpia Unë tani nuk jam plak,tek unë u kthye fëmija. Shoh baban me qengjin pirës,gati për ta bërë kurban

Mbrrij tani dhe bëhem"ndihmës", si"shpërblim":shpretkën kam. Unë e ha shpretkën të gjallë,buzët e mia:gjithë gjak! Jam tani si"kanibal" dhe të marrë në vetull gjak Mbushet oda plot me burra,dikush këngë e dikush valle Japin-marrin gratë në furra,se sot është FESTA E MADHE! Ç'them e shkruaj është iluzion, kështu festohej veç dikur ** Unë tani jam me tension(për të gjitha:bëj sikur...) Poezinë e shkruaj kastile për këtë DITË TË SHËNUAR Për t'u thënë BEKTASHIVE:- Kudo festofshi GËZUAR!


* aludimi në strofën e dytë është për fshatin "PETOVË" të FIERIT ku kam patur shtëpinë. ** dikur në shtëpinë time që nuk ekziston më.

Tiranë, 21 mars 2022

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page