top of page

DISA IMPRESIONE PËR ROMANIN: “MALL QË DJEG” TË AUTORESNEXHI BAUSHI


Esat Musliu

Esat Musliu Natyrisht çdo shkrim që botohet për fshatin tim, unë e lexoj me vëmendje, sepse po atë mall që djeg autoren, po ai mall më djeg edhe mua. Shumë libra janë shkruar për Steblevën, nga autor të ndryshëm, kryesisht intelektualë, por ky libër që më ra në dorë është ndryshe. Është shkruar me një gjuhë të pasur me element poetik, me një stil lirik të një poeti të sprovuar. Është një roman biografik i letrarizuar me një ndjesi që buron nga vitet e bukura të fëmijërisë. Nga dashuria e madhe për njerzit e asaj toke. E përgëzoj autoren, poeten, Nexhi Baushi për emocionet që më dha. Romani është i ndarë në katër kapituj të mëdhenj. Me një gjuhë të pasur me informacion, autoria tregon historinë e familjes së saj ... shtegtimet nëpër Ballkan ... epideminë e kolerës në Steblevë dhe si përfundon babai i saj, Ajdini, në Tiranë. Pas këtij prologu shpaloset kapitulli i parë i Pazarit të vjetër të Tiranës. Aty autoria shpalos mjeshtërinë e saj si shkrimtare. Ka mrekullira në përshkrimin e këtij pazari. Ka episode dhe pasazhe të mrekullueshme të periudhës së fëmijërisë. Me një mjeshtëri vizuale të lartë na përshkruan rrugët e kalldrëmta, dyqanet, punishtet, qepenat, shtëpitë tiranase. Autorja Nexhi Baushi për- shkruan dhe qëndis tipa dhe karaktere të artizanëve, bakërxhinj, rrobaqepës, qoftexhinj e shumë të tjerë, me emër dhe mbiemër. Qëndis dialogjet e tyre, gjuhën e tyre tipike tiranase, profesionet. Si kineast, e quaj kapitullin më të bukur vizual, mbushur me karaktere, dialogje, situata, dasma dhe dashuri. Në këtë kapitull na e zbulon bukur personazhin e babait të saj Ajdinit. Deri me pak penelata vizatohet edhe një inxhinier çek . Bukur. Kapitulli për origjinën e emrit të fshatit Steblevë është trajtuar dhe interpretuar me shumë interes nga autorja. Diskursi që është bërë vazhdimisht mes steblevasve dhe që vazhdon të bëhet. Teorisë për toponimin e emrit Steblevë, autorja i jep një interpretim shkencor dhe të argumentuar. Mendoj se toponimin që na servir autorja dhe interpretimin gjuhësor është i saktë. Kapitulli i tretë. Rikthimi në Steblevë, Halla Lime Baushi Gjini. Autorja me mjeshtri na zbulon disa nga thesaret, siç janë festat pagane të fshatit tone, siç është Gjurgjevdeni. Me shumë dashuri dhe përkujdesje rradhit ritualet dhe ceremonitë dhe bën interpretimin. Një tjetër personazh është Dardha, pema më e dashur e shtëpisë. Autorja e trajton si personazh, flet për të se si ajo dardhë bëhet pjesë e historisë dhe dramës së familjes së autores. Me nota poetike, me metafora të fuqishme autorja pasqyron personazhin e Halle Lime Baushi Gjinit. Për mendimin tim është personazhi më i bukur, më dramatiku i romanit. Episodet e vdekjes së djalit të saj , episodet e varrezave, episodet e dasmës në fshat ku halla Limja i dhuron dhëndërit kostumin e të birit të vdekur, janë jashtëzakonisht të bukur dhe emocional. Kapitulli i katërt. Legjenda e Dimjanës. Me legjendën e Dimjanës dhe të Salemit, një tragjedi ekuivalente me Romeo Zhulietën, është shkruar shumë për këtë histori nga autorët steblevas. Sigurisht secili sipas interpretimit personal. Një histori e mbushur me elemente ireal dhe mitik. Mendoj se këtë histori kështu siç e ka shkruar autorja është plotësisht e pranueshme. Nexhi Baushi e ka bërë realiste dhe bindëse. Ky kapitull është shkruar me një gjuhë poetike, të mbushur me metafora , simbole dhe me stilizma. Autorja e bën bindëse dashurinë e tyre. I uroj autores sukses dhe pres vepra të tjera të sukseshme si kjo. U rekomandoj lexuesve ta lexojnë këtë roman autobiografik të autores Nexhi Baushi. Aty secili prej nesh do të gjej vetvehten dhe mallin e vendlindjes Steblevë. Esat Musliu Kino regjisor

26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page