“Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë” të Prof. Shpëtim Camit ...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 hours ago
- 2 min read

“Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë” të Prof. Shpëtim Camit promovohet në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Kolegjin Universitar të Biznesit organizuan një bashkëbisedim rreth librit “Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë” të profesor Shpëtim Camit. Aktiviteti u mbajt më 16 shtator 2025, ora 11:00 në sallën “Tefta Tashko”, në katin e dytë, tek ish-Ministria e Kulturës, në Kinostudio. Profesor Shpëtim Cami ka një pëvojë 35-vjeçare në fushën e arsimit, shkencës, politikës, administratës, shoqërisë civile dhe në fushën e botimeve nënvizon Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Profesor Shpëtim Cami është një figurë me një kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë shqiptar, me mbi 35 vite përvojë në fusha kyçe si arsim, shkencë, administratë, politikë, në fushën e botimeve dhe shoqërisë civile. Aktualisht, ai ushtron detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Kolegjin Universitar të Biznesit, ku ka dhënë një ndihmesë të vyer në konsolidimin institucional dhe rritjen e cilësisë akademike. Vendosja e kërkimit shkencor përballë publikut , në funksion të mirëqeverisjes është objekti i këtij libri studimor me vlera për sot dhe për të ardhmen.
Kjo është një nismë me jo pak rrisk, për një shoqëri jo të informuar me kërkimin shkencor , një nismë në përputhje me shqetësimin e OKB dhe Rekomandimet e UNESCO-s për Shkencën e Hapur. Në panelin e diskutimit morën pjesë figura të njohura të botës akademike dhe kulturore si Prof. Blendi Lami, Prof. Belfjore Qose, dhe drejtoresha e Qëndrës Kulturore të Librit dhe Leximit znj. Alda Bardhyli, të cilët sollën reflektime mbi rëndësinë e këtij botimi dhe qasjen e tij novatore ndaj konceptit të hapësirave të lirisë. Gjatë takimit u theksua roli i librit studimor dhe akademik si një gur themeli për zhvillimin intelektual dhe shkencor të shoqërisë. Panelistët theksuan se “Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë” është një kontribut i çmuar që nxit dialogun dhe analizën kritike në mjedisin universitar dhe përtej saj. Takimi u shoqërua me një bashkëbisedim të frytshëm mes të ftuarve dhe vetë Prof Camit. Profesori shprehu falënderime të përzemërta për QKLL-në, panelistët dhe të pranishmit, duke theksuar se kontributi i tij në kërkimin shkencor, arsimin e lartë dhe librin studimor është një mision që do të vijojë pa u shteruar. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit Kolegji Universitar i Bisnesit
Comments