top of page

DILEMA E MADHE


Prenoncim për një shkrim që u shfaq sot në "fb". Një personalitet turk paska deklaruar që identiteti shqiptar qenka një turp. Dhe se ai që është mysliman duhet të pranojë si identit, jo shqiptar por turk. (Sqaroj: Nuk di sa e vërtetë është kjo thënie, por sidoqoftë, përgjigja e jonë, pak a shumë mendoj se duhet të jetë kështu.) ●●● Pse e quaj "Dilemë"?. Ç'farë është dilema?. Sipas ligjërimit libror, "Dilema" është gjendje e vështirë, kur dikush duhet të zgjedhë vetëm njërën nga dy mundësitë ose nga dy gjërat e kundërta që i paraqiten: jam në dilemë". Mbasi u njohëm me kuptimin e dilemës, po vazhdoj me shtjellimin se për cilat "dy të kundërta", bëhet fjalë. Nuk dëshiroj ta trajtoj në shkallë Botërore fenomenin që ka zaptuar mbarë shtetet e kontinentit Europian, me gjithëse është i tillë, por përqëndrohem në Europë, për vetë faktin se është tepër i njohur për popujt europianë. Tema: Identiteti duhet përcaktuar nga: a) Gjaku, gjuha, gjeografia, apo nga: b) Besimi fetar! Apo…..? Zhvillim Le të mësojmë se ç'farë kuptojmë me identitet. Sipas fjalorit shqip identiteti përkufizohet: "Të qenët i veçantë nga të tjerët dhe i njëjtë vetëm me vetveten në disa veçori e tipare që shërbejnë për t'u njohur pa vështirësi si i tillë, të qenët po ai". Kush më shtyu për tu ndalur në këtë problem madhor, duke e trajtuar në këndvështrimin tim? Para katër ditësh, në "facebook" dëgjova një fjalim nga një personalitet turk, i cili, mes të tjerave hodhi tezën e tij (jo tezë e re, por shekullore dhe fatkeqësisht e vënë në zbatim) duke deklaruar "Që identiteti shqiptar qenka një turp. Dhe se ai "që është mysliman duhet të pranojë si identitet, jo shqiptar por turk". Për shtjellimin e temës do të përqëndrohem shkurtimisht në trajtimin e identitetit dhe efektet e tij në Gadishulin e Ballkanit. ● Dihet fare mirë se etnia shqiptare identitetin e përkufizon lidhur me gjakun, gjuhën dhe territorin historik. ● Ndërsa dy shtetet fqinje, Greqia dhe Serbia, identitetin e përkufizojnë lidhur me besimin fetar. Të jem i qartë, nuk shqetësohem aspak për përkufizimet e tyre, por nuk pranohen ndërhyrjet, trysnitë, apo siç ka ndodhur dhe po ndodh që për shkak të mos pranimit të identitetit, sipas besimit fetar, të jemi objekt i agresionit të vazhdueshëm të tyre kundër nesh. Madje me synim deri në zhdukjen, asimilimin e poshtërimin e shqiptarëve! Lind pyetja: Trysnitë, armiqësitë deri në eliminimin fizik të shqiptarëve, të cilët janë në të drejtën e tyre të përkufizimit dhe përcaktimit të identitetit, a nuk është shkelje e "lirive dhe të drejtave të njeriut?". Pse Europa hesht. Historia ka treguar dhe tregon se mbrapa heshtjes, vepron mbështetja, kjo e lidhur me ndikimin e influencave të kulturave "Lindje-Perëndm". ● Ku duken efektet negative të dy përcaktimeve të identiteteve? Gjithëkund dhe në çdo kohë. Le të sjellim disa efekte të njohura botërisht: - Lëvizjet e detyrueshme të popujve nga vendet autoktone, sipas besimeve fetare (kujtoni traktatin e Lozanës 1923). - Ndërrimi i detyrueshëm i emrave të emigrantëve nga njëri besim në tjetrin, e theksuar nga shteti grek. - Luftërat mes popuve, të frymëzuara, të inspiruara nga kishat dhe xhamitë, etj. Ikin vitet dhe shekujt, por të ligat, jo që nuk çduken, duke menduar se koha sjell rritjen dhe zhvillimin e mendimit njerëzor, përkundrazi bëhen më tepër të gjendura. Dhe kjo spjegohet nga disa arësye, por më e para, mendoj se është produkt i atyre shteteve që të friksuar nga fallsiteti i krijimit të tyre si shtet, mbështeten tek priftërinjtë dhe mullahët për të siguruar kombësinë artificiale tek besimi fetar dhe jo tek gjaku, gjuha dhe gjeografia. I pa drejti, i ligu, i gjëndur përherë nën frikën e shkërmoqjes, si rrjedhojë e fallsifikimeve, mbetet gjithëmonë në rreshtin e parë të shpifësit, mashtruesit, gënjeshtarit. Ai përbën për gjithë shoqërinë njerëzore, rrezikun e vazhdueshëm për destabilizim, nxitës i luftërave dhe prishësi i qetësisë rajonale dhe Botërore. Dukuri të padëshiruara dhe të rrezikshme këto, që i ndeshim edhe në këto ditë ku dy shtetet artificiale, fqinjët tanë veriorë dhe jugorë, po përpiqen të ndezin konflikte të armatosura kundër popullit tonë për të garantuar sigurinë e fallsifikimeve të tyre. Ata duhet të kenë pak dijeni se ligjet objektive të natyrës, nuk mposhten nga ligjet subjektive, sidomos kur këto ligje bien ndesh me ato objektive. A nuk po dëgjojnë ata, se tashmë mbi bazën e studimeve shkencore të qendrueshme, është mbyllur kapitulli i dilemës për vazhdimësinë e gjuhës pellazgjike tek shqipja. Dhe se gjuha shqipe është gjuhë e ndërrtuar mbi bazën e natyrës?. Sigurisht e dinë, por gjëja më e vështirë për tu pranuar prej tyre, është e vërteta. Në përfundim e këshilloj "dijetarin" turk, të kthehet nga krahu i djathtë dhe të korigjojë thëniet e mbrapshta të tij: "Që identiteti shqiptar qenka një turp. Dhe se ai që është mysliman duhet të pranojë si identit, jo shqiptar por turk". Këto shtrëmbërime janë dhe mbete turp i atyre që ngatërrojnë të vërtetat, të duhyrat, me shpifjet, mashtrimet, fallsifikimet. E ardhmja nuk shkon mbrapsh, por sjell progres në gjithçka që i nevoitet njerëzimit. Personalisht nuk kam aspak DILEMË, në përcaktimin e identitetit SHQIPTAR! Studjues Fahri Dahri.- 06/10/2023


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page