DIKUR...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 24, 2022
- 1 min read

Nga Rexhep Polisi
Po mendoja të të harroja dikur Dhe ecja rrugëve krejt i vetmuar. Ti më shfaqeshe e bukur, Tërheqëse, si një pikturë Që të mahnit Sa herë e sheh vendosur në mur...
Po mendoja të të harroja dikur, Ndërsa zemra rreh si herën e parë. Tani vrapoj të shoh atë pikturë Që më zgjoka aq shumë mall...
* * *
Vjen një ditë dhe dhembin fjalët, Që rrjedhin vrullshëm me mund. Dhemb çdo gërmë, çdo presje, Pikëpresje dhe pika në fund…
Tremben zogjtë e qiellit tonë E fluturojnë në heshtje Dhe rrugët ku ecëm harbuar Vajtojnë atje me dënesje…









Comments