Dielli fshihet në syrin tënd

Poezi nga Drita Lushi
Dielli fshihet në syrin tënd
Këtë mbrëmje,
Teksa dëgjoj zhurmën ndjellëse të lumit,
që rrjedh në të njëjtin shtrat prej
dhjetra vitesh;
muzgu i përskuqur,
shtrin ca krahë të bukur,
duke shtyre ditën
dhe afruar natën…
Por,askush se di që Dielli i trazuar
bën sikur perëndon,
Po strehoet pikërisht
në syrin tënd.
Në mëngjes, ti pulit
qepallat,
dhe diellin
lëshon në qiell
Pasi më ke dritësuar ëndrrat!
Veç unë e njoh ngjyrën
Ku fshihet dielli në muzg…
Edhe nëse do të thoja
që era dhe gjethet,
dhe e kaltra e mëngjesit
dhe grija e maleve
dhe kurora e qiellit
më kujtojnë
blerimin e syve të tu,
askush sdo ta dijë folenë e tij..
Veç unë…!
PA ADRESË
Qëkur të kam njohur,
kam nisur,
që adresat e mia
ti ndryshoj,
për lojë.
Shpesh,
e bëj kinse të të ngaterroj ty,
e(zh)dukem.
Pastaj …
Pastaj zbutem,
e të shfaqem(pak fajtore) ndër sy
Ndonjëherë,
adresat më humbin,
vërtet,
krejt!
Dhe eci kuturu,
pa ditur ku.
E prapë,
s’humb
E prapë,
mbërrij
E,(jo vetem)hapat
më sjellin tek ti.
@ Drita Lushi








Comments