top of page

Dhurim librash...


ree

Kadri Tarelli, shkruan:


MANASTIRI, QYTETI I SHKRONJAVE DHE LIBRIT SHQIP

Mbështetje nismës, dhurim librash për Bibliotekën shqip të Manastirit


Para do kohësh, një lajm sa i bukur e i gëzueshëm, aq edhe i pa pritur për mbarë mjedisin dhe botën shqiptare, kudo që jeton dhe punon:

Studente Ermira Selimi shpërthen nismën hyjnore për mbarë shqiptarinë: Të krijojë bibliotekën e librit shqip, në qytetin e Manastirit, duke drejtuar thirrjen: “Mos ta harrojmë Historinë, të kontribuojmë së bashku!”

E admiroj për guximin, pse jo edhe për besimin që ka në ndjesitë atdhetare të mbarë shqiptarisë, sepse qyteti i Manastirit, qyteti i Kongresit të shkronjave shqipe, meriton të ketë një bibliotekë, ku të flitet, të shkruhet dhe të këndohet shqip.

I përshëndes të gjithë ata miq, shkrimtarë, poetë dhe krijues të Durrësit dhe nga të gjitha trevat shqipfolëse, që i janë përgjigjur thirrjes, duke dërguar libra. Një veprim që meriton falënderim.


ree

Në këtë udhëtim plot vlera, bashkohem edhe unë, duke dërguar disa libra, (tre copë për secilin nga pesë titujt e librave që kam botuar): “Misionarë në udhën e dijes”, “Kur lexoj një libër”, Hytbi Tarelli, mjeshtër i daltës dhe penelit”, (monografi), “Koha në vargje”, (poezi), dhe “Vjeshta në vargje”, (poezi).

I gjithë ky mundim bëhet i mundur, në bashkëpunim me mësuesen e pasionuar Lindita Gera-Rushiti, në shkollën 9-vjeçare “Abedin Dino”. Plazh. Durrës, e cila prej kohesh i është bashkuar nismës, duke mbledhur librat, më pas i çon në Tiranë, nga ku dërgohen për në Manastir. E gjithë kjo punë plot përkushtim atdhetarie, meriton mbështetje dhe mirënjohje. Mësuesia nuk është thjesht zanat, por më shumë mision. Edukimi atdhetar te brezat, është vepër e magjishme. I lumtur Ai, apo Ajo, që e kupton dhe e zbaton!


ree

Urime librit shqip, në udhën drejt qytetit të Manastirit, ku lindën shkronjat shqipe, pjesë e shpirtit dhe kulturës së kombit dhe u gatua Mëvetësia e Shqipërisë!

Suksese dhe mbarësi studentes Ermira Selimi, si “Misionare e librit shqip”! Koha do të gjykojë dhe do të flasë me gjuhën e saj, si trashëgim për brezat.

Mirënjohje dhe mirëkuptim!


Kadri Tarelli

Anëtar i “Klubit të shkrimtarëve dhe artistëve. Durrës”

Mes pranvere, 2023.


1 Comment


kadritarelli
Apr 19, 2023

Pershendetje dhe falenderim per kete shkrim, qe prek dhe fton te gjithe shqiptaret, qe te behen pjese e kesaj levizje, sa letrare-kulturore, aq edhe atdhetare. Ju shpreh mirenjohje! Miqesisht!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page