top of page

DHURATA E VITIT TE RI


Arjana Fetahu Gaba

DHURATA E VITIT TE RI

Në bredhin e Krishtlindjeve, si zjarre ngjyrat e stolive, Dëshira jashtë në dëborë, të pret tek pragu i derës, Oxhaku ndezur, dhe era e druve të pjekur përqafohen, Ndërsa unë pres, të vish në krahët e erës.

I dashur, qirinjtë kur I ndeza, u dhash shpirt dhe u luta, Mëngjeset e viteve që vijnë, bashkë gjithë jetën ti presim, U luta, dhe në gotën e kristaltë të verës kur ktheva, Jetën ta mbarojmë der në fund, pa të vdesim.

Në pakon që të pret, poshtë pemës, Mbështolla aty plot pasion, zemrën me kujdes, Dhe gjumi, me ëndërrën që të takova më mori, Me një puthje, më zgjo në mëngjes.

Më zgjo që të lumturohem, si fëmija për një lodër, Për mua ti je, dhurata e shpirtit për Vitin e Ri, Një ëngjëll me shkeli synë , vezulloi aq ëmbël, Nuk qënkam në ënderr, për çudi.

Në krahë të dashurisë, më merr e vallëzo, Qerpikët me qeshin, në mollëza pak rozë ka rënë, Në gjoksin tënd të ngrohtë, më afro, Dhe buzën mbi buzë, le të vëmë.

December, 2017

Të gjitha të drejtat i përkasin autores!

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page