top of page

DHE PSE…

  • Jan 16, 2023
  • 1 min read

NJË POEZI NGA MYSLIM MASKA

DHE PSE…

Pse ma vrave

Shpirtin tim të dlirë

Dhe më flake

Si të jem një HIÇ?

Pa më thuaj

Kush është më i mirë

Ai që vjedh

Apo ai që lyp?

Sigurisht,

Unë s’e ndreq dot jetën

Poet jam

Dhe si poet do vdes!

Dhe pse e shkërdhejnë

Të vërtetën,

Kryeministra dhe Presidentë…

16 – 1 – 2023, Athinë

1 Comment


abilekajn
Jan 17, 2023

Kjo është dritarja nga ku shihemi me Myslim Maskën. Maska derdh shpirtin krua, por rrallëkush apo askush pi ujë!!! ..... Siç mijëra vite të shkuara vijon "shkërdhimi" i të vërtetës sepse e vërteta u thyen këmbët karrikeve të kryeministrave, presidentëve, perandorëve apo mbretërve.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page