
TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA
RRUFEJA…
Më ra rrufeja në mendje,
Për bukuritë e kësaj bote
Kur e putha buzën tënde
Më ra rrufeja në mendje
U dogja me
jetën magjiplote…
12 tetor 2o22
DHE KUR SHKUAM TE BURIMI…
Dhe kur shkuam te burimi
Ai, një çast ndali
Sytë e tu ngjyrë jasemini
E ngrinë për së gjalli!
VETMI….
Vetëm, fare vetëm vërtitem në shtëpi
Si në një kafaz, si në një burg
Herë – herë flas përçart si në çmendi
Herë them profeci si një murg.
Ju lutem, më bëni NJERI…
コメント