…dhémbjet
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 7, 2020
- 1 min read

Ëndrrat e mia
Fatmir Terziu
… dhe je çdo gjë
edhe shi, edhe diell, edhe vesë
më sjell në Kohën që rrjedh e ujtë
me ballin të mbështetur në sfondin tënd bardhë e zi
shkel qiejt ku shkel dhe Ti
me Fjalë
në skuta ku më sheh fshehtas
pas një dite të lodhshme pune
më ndje i Shtrenjti Im, më ndje
nëse jam përlotur
e ka fajin kjo poezia ime e fshehtë
që hyn ashtu e padukshme dhe troket
duke të trazuar kohën tënde të qetë.
Por unë tashmë të premtoj se përditë
do të jem vetëm me kohën që vishet nga sytë.
…dhémbjet
Fatmir Terziu
Qenka e vështirë të përjetosh se si shuhen Yjet
e di çfarë trishti?
Më duhej të rilexoja leksionet e tua të Jetës
të kuptoja ku mbetet shpirti,
edhe kur shtirem se s’ka ikje për hir së vërtetës
më duket sikur vjeshta është zëvendësuar nga dimri
gjethet nuk bien si zakonisht në shtator
ngricat dridhen ndryshe nga timbri
kur pas ditëve të fryra nga gjerbjet
sytë kanë zënë filli
të mësohen me dhémbjet…
… edhe dhimbjet papritur janë përveshur
të risjellin buzët në të qeshur.
Shënim: Babai im Dail Terziu i dekoruar dy herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor para se të arrestohej në Elbasan, gjyshi im nga mamaja, Shaban Sherif Sinani me motivacionin "Kundër pasurisë socialiste..."




Timo Merkuri
Edhe vajtimin e dhimbshme te ikjes nga jeta te njeriut te dashur, shqiptarvet e shndrojne ne kenge isopolifonike me jetegjatesi sa dy tri breza e me teje.Poeti e ngre dhimbjen e tij ne art poetik sic ngrihen monumentet mbi piededtale. Dhe sigurisht, ne nje poezi te nje niveli te larte artistik, ku metafora ndrin mbi dhimbjen si vesa mbi lule nengjezeve. Nje dashuri i madhe krijon nje dhimbje te madhe e cila shndrohet ne nje art te bukur. Bukuri e perlotur do shprehesha...
Vesel Makolli
Njeriu vdes aq here, sa here i humb te afermit e vet. Te rrnoni e ta kujtoni.