Demokracia negative


Demokracia negative.Kur politika, paraja,padrejtësia, vjedhja, korrupsioni, droga e krimi bëhen bashkë Nga Skënder Sadri KAPITI Asnjë ideologji nuk e prish më shumë shoqërinë se sa një demokraci negative; se sa pseudodemokracia e lirive të veseve, poshtërsive dhe korrupsionit; se sa ajo demokraci e pakndëshkueshmërisë së bixhozit, prostitucionit, vjedhjes, krimit dhe drogës. Hidhni sytë shikoni dhe me gjakftohtesi arsyetoni se a nuk është shoqëria e sotme e kercënuar seriozisht nga një realitet i tillë?!Demokracia shqiptare reklamon, promovon , propagandon dhe helmon me ngjarje, lajme dhe me informacione ordinere të zhurmshme dhe të pavlera por që edukojnë e tejcojnë mesazhe të dëmshme, që interferojnë e përhapin në publik të këqijat sociale si: krime të shëmtuara vrasjesh, dhunime seksuale, gjyqësi padrejtësish e vetëgjyqësira, lakuriqësira televizive në emisione dekulturore dhe anti traditave të mira e të vyera kombëtare, bashkëjetesa disa vjecare paramartesore formale dhe lloj-lloj anormalitetesh amorale institucionale, mediatike dhe sociale. Ajo për të cilën flitet e përflitet shpesh dhe më së shumti në Shqipëri nga mediat, nga politika por edhe nga bisedat mes njerëzve janë tema që kanë të bëjnë me politikën, për paranë e pisët, por sidomos për krimet e drejtësisë, të drogës, vjedhjes dhe të korrupsionit. Aq shumë janë të përhapura padrejtësia gjyqësore, fjalori i pisët, antikultura, pasinqeritetit, josolidariteti, kultivimi dhe trafikimi i drogave dhe korrupsioni në Shqipëri a thua se ato tashmë janë bërë fenomene normale dhe madje edhe si kultura e shprehi, sepse dhe përderisa politika, pushteti, paraja dhe korrupsioni janë bërë bashkë dhe shumëzor e për të mos thënë se janë bërë të pasfidueshëm. P.sh. nuk ka reagim publik dhe as mbështeje publike sa duhet për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë SPAK-u dhe VETING-u, të cilët po pastrojnë sistemin e drejtësisë. Si është e mundur që ka jo pak njerëz që mbështesin kundërshtarët politikë të VETING-ut dhe madje edhe kundërshtojnë se përse SHBA shpall “non grata” politikanë e pushtetarë që kanë rekorde krimi të korrupsionit, të vjedhjes dhe të atyre që kanë penguar demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit, të atyre që kanë zhvatur e grabitur pasuri dhe paranë publike!? Dhe pastaj edhe tjetra akoma më shqetësuese,si është e mundur që në Shqipëri fiton zgjedhjet një Parti e cila gjatë qeverisjes së saj është akuzuar se në Shqipëri shteti është instaluar prej saj si një narkoshtet; si ka mundësi që në Shqipëri rifiton zgjedhjet një politikë e cila nuk përmbushi për 8 vite asnjë standard për hapjen e negociatave të antarësimit në BE, dhe jo vetëm kaq por iu vunë Shqipërisë edhe 15 kushte shtesë për plotësimin e tyre; si është e mundur që shqiptarët ia besuan qeverisjen një pushteti i cili si rrugë e mjet punësimi u ofroi shqiptarëve varfërinë dhe eksodin; si është e mu