top of page

Demir Rusi: ZILJA E GABUAR!

May 9
1 min read

Zilja e telefonit në tre të mëngjesit

Dora më dridhej,me ethet e tmerrit

Ndoshta gabimisht dikush më kërkonte

Po unë ç'kusur pata të më ngatrronte

 

Gruaja e sëmurë,humbi durimin

Në maj të gjuhës kish mallkimin

Dyshoj tek mua,në krevat më kish

Zuri të më pyes,kush mori,kush ish

 

Ske ç'i bën moj grua bota e zhvilluar

Modenizimi polli kohën e trazuar

Kurrë,për asnjë çast sot nuk je i qetë

Ditën dhe natën jeton vetem stres

 

Teknollogjia është kudo njëlloj

Çobani harron delet,t'u fol në telefon

Me të nëpër shkolla fëmijët zbaviten

Notojn në internet,në injorancë zhyten

 

Vërtet me të renë shumë të lidhur janë

Çfarë kërkon jeta,plot të meta kanë

Vallë ku do shkoj ky brez,si do jetojë

Me informatikën i gjithi s'do punojë

 

Zjlja e gabuar më prishi terezinë

Më ngatrroj me gruan, më bëri poezinë

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page