Delo Isufi: Nuk ka jetë pa dashuri
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 10
- 1 min read

·
Më thonë, pse nuk shkruan,
Si dikur për dashurinë,
Mos je plakur dhe e vuan,
Dhe me lot e qanë rininë?!
Unë u themë me të qeshur,
Ktheni gotat e rakisë,
Edhe kur të jem i vdekur,
Do t'i shkruaj dashurisë.
Do u këndoj syve të shkruar,
Vajzave të Vlorës sime,
Nuk e qaj rininë e shkuar,
Jam i ri në ëndërrime.
Mbushni kupat dhe i pini,
Le ta ngremë një dolli,
Harroni moshën që kini,
Nuk ka jetë pa dashuri.
Delo Isufi









Urime Delo, poet i dashurisë. Vatgje të bukura, thurrur tamam për ne të shkretët që gëzojmë veç në ëndërrime.....!
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës.