
Një kthim koke pas, si sot 2017.
𝗣𝗼𝗿 𝘁𝗶 𝗶 𝗺𝗲𝗿𝗶𝘁𝗼𝗻 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗸𝗲̈𝘁𝗼, 𝗮𝗽𝗼 𝗷𝗼?
Unë jam ajo gjakftohta që i sheh gjërat së jashtmi që të rrah shpatullat si miku që të do të mirën që nuk gjykon veprimet e tua që nuk përflet fjalën tënde që pret gjithmonë të kalojë furtuna që hesht kur ti bërtet që flet atëhere kur duhet që qan e qesh sipas rastit sa herë ty të bën të ndihesh mirë që urren çka urren ti që merr e para në telefon kur ke ditëlindjen që mendon surprizën e radhës që ec me ritmin tënd që të kujton vizitën te mjeku që mban mend takimin e parë ku, kur, cfarë kishe veshur që justifikon çdo reagim tëndin me trashësinë e atyre që s'të kuptojnë që thotë gjithmonë "nesër do të ketë diell" ... por ti i meriton të gjitha apo jo?
Plot veçanti edhe përzgjedhja artistike, edhe ilustrimi përfaqësues i kësaj poezie të Brikenës. Faleminderit Fjala e Lirë