top of page

Daughter of the Eagle




Idilike, një grimcë e vërtetë humori me vend - por gjithmonë e zgjuar dhe informuese - kjo është historia e Nexhmie Zaimit dhe e fëmijërisë së saj në dheun e Shqiponjave. Me këto fjalë e priti shtypi amerikan. Më 1937, kur Daughter of the Eagle u botua në New York, mori vlerësime si libri i parë i shkruar ndonjëherë në anglisht nga një shqitare e re, Ajo ishte 20 vjeç. Nexhmie Zaimi paraqet me stil të çuditshëm dhe sharm konfliktin dramatik midis zakoneve të lashta dhe piktoreske të vendit dhe miqve modernë. Ajo fillon me kujtimet më të hershme, fëmijë tre a katër vjeç, në tokën e mbushur me lule, mes shkëmbinjve të zymtë, me det që thyhet rrëzë shpateve malore; mbuluar me hardhi, fiq e ullinj.

Zaimi vazhdon historinë e saj përmes një fëmijërie emocionuese, të gëzuar, me verën e ëmbël, dhe mbrëmjet, kur fyelli i bariut, “melodi trishtimi”, jehonte nga kodrat. Por më e çuditshme dhe e tmerrshme bëhej natyra kur vinin erërat e tërbuara nga Adriatiku për të “hedhur njerëzit në rrugë si leckë, për të copëtuar ullinjtë dhe për të shkulur pemët me rrënjë dhe qindra fole zogjsh”.

Vitet e vajzërisë paraqesin një tablo të dorës së parë me interes dhe vlera historike të një toke që sapo i është dhënë pavarësia dhe liria pas shumë shekuj shtypjeje. Sfidimi i autores ndaj traditës shekullore për gratë, refuzimi i saj për t'u "mbuluar" në një vello, vendosmëria e palëkundur për të marrë një arsim të lartë - poshtërimet për familjen e saj - të gjitha bëjnë një histori tronditëse që lexuesit do t’i rrijë në mendje për shumë kohë. Siç e mbyll librin mes konliktit të brezave: “Ishim në zbritje, hap pas hapi, duke lënë pas Libohovën. A mundet babai pranë një dritareje, të shikojë vajzën duke ikur. Apo nuk mund ta shqetësonte lutjen e tij të shenjtë?”

Nexhmie Zaimi, ishte vajza shqiptare që erdhi e vetme në SHBA, u shkollua dhe vazhdoi për t’u bërë gazetare e CNN-it. Kur erdhi ishte 18 vjeç. Emri Nexhmije do të thotë “Morning Starr”, shkruante gazeta. Vdiq më 2003.

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page