Dashuria ime e madhe...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 11, 2023
- 1 min read

Dashuria ime e madhe...
Qysh e vogël e dashurova fort,
Me syçkat fëmijërore paksa të mbyllur...
Aq shumë rashë në dashuri me të,
Shpirtin gëzoja,
brenda vetes doja ta mbaja kyçur!
Ështe dashuri e herëshme,
E ndjerë dhe e shprehur me miliona herë,
Sa shumë i kam buzëqeshur me ëndje,
Edhe atëherë kur shpirti thyente rrufetë!
Kjo dashuri e madhe për mua,
Kjo dashuri që nuk e nxë dot atë,
Ështe me e zjarrta që dua,
Më besoni, ështe dashuri e begatë!
O diell i tokës time,
që më mbush me dashurinë e pafund!
O rrezja ime e përkimit,
Më e shtrenjta pasuri, që sdi të humb!
Qysh e vogël u dashurova fort me diellin,
E desha, e dua pa kushte...
Me ty u lidha fort,
Ti me zjarrin tënd shpirtin ma puthe...
E dua diellin si gjënë më të shenjtë...!
E dua atë dritë që shpirtin ma pushton,
Kjo lumturi e madhe, me mua fle,
Kur perëndon çdo mbrëmje...,
Dhe zgjohet kur çdo mëngjes agon!
Gj. Sh.
Janar 2023
Comments