Nga Alma Papamihali
Ti je magjia ime, mrekullia vetë; je çaji që më ngroh me avull-duart e tua sa herë kam nevojë, sa herë mund të dua; …je vargu i fundit stinës që pres me deshirë pa pasur rëndesi se cila, sepse çdo stinë merr aromën e fjalëve, jargavan erëmirë, je qetësia që lus vetmisë sime, unaza që dua gjithë jetën të mbaj, shtrati shndërruar në kuti të vogël, por që nxë fjalët e dashurisë nga fjalorët e gjithë botës, gjuha që mundemi ta flasim veç bashkë, loti që mban mallin e paprovua, ëndrra që shihet pa të zënë gjumë, llamba që ndriçon me fjalë e flakë, zjarri që nuk djeg por shkruan, fryma që vesh një përrallë kur merr jetë, deti që freskon edhe kur s´lag, kripa që i provoj shijen e vërtetë…
Je gishti që drejtohet vetëm tek ti, Emri që ta kam ngjitur unë, Unë që s´rri dot pa veten, O imja dashuri, Je vetja që aq shumë duhet, edhe nëse s´thuhet!
Comments