top of page

DASHURI DHE LOT


Bashkim Saliasi


Një tufë me lule të freskëta këputa

dhe renda rrugëve ti dhuroj vetëm Ty.

Në turmën e njerëzve i lumtur u futa,

të gjithë më thoshin: -Qeshu, dashuro Rini!


* *. *

Zemra me ish bërë violinë e këngë

dhe këndonte e gëzuar vetëm për Ty.

Ti për mua ishe Diell dhe Hënë,

Kjo moshë e artë, e bukur quhet Rini.


* *. *

Sa të gjeta, te vendi i takimit, të rashë në gjunjë,

-Për Ju janë këto lule Princesha ime!

Pa ty s’jetoj dot, të përshëndeta i lumtur Unë,

Ti i jep jetës jetë, frymarrje dhe gëzime.


* *. *

-Sot dyqanet jane mbushur me lule plot!

Mu përgjigje tepër indiferente dhe ftohtë.

Lule mund të blesh për qejf, sa të duash,

Kot qënke lodhur, S’ke pse të vuash.


* *. *

Shpirti, zemra e lulet mu drodhën fort,

Sytë mu përlotën në trishtim e zhgënjim.

Lulet nga dora më ranë menjëherë përtokë.

Ti qeshe: -Të gjithë dashurojnë, po s’janë me fat!

E redaktuar

16 views1 comment

1 commento


kadri tarelli
kadri tarelli
19 apr 2022

Urime Bashkim! Nje frymezim i bukur por i hidhur, siç ehte ehd vet eçasti i jetes.

Mi piace

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page