Dashuri
Mar 21, 2022
1 min read

Bareshë e vargut do desha të jem, T'a nis fjalën gjelbër në pafundsi, T'a kollotumb shpirtin në hare, Të rrëzohem gjunjë e shpinë.
Gjunjë më ndihmojnë të ngrihem, Dhe shpina me torbën e thjeshtësisë, T'u fal të tërëve barin,luledelen,zemrën, Diellin që gjithkund ndan Dashuri!
21.03.2022.








Bukur! Frymezim pranvere. Suksese!