top of page

Dallimi...


Dallimi i Kryeministrit Kurti me kryeministrin e Shqipërisë dhe me ishkryeministrat e Shqipërisë e Kosovës


Nga Skënder Sadri KAPITI


Kosova po qëndron fort dhe besnikërisht me BE-në dhe me SHBA-të, por edhe ato duhet të qëndrojnë me Kosovën , sepse Kosova ka qenë gjithmonë pro Europës dhe barrikadë e pengesë kundër qëllimeve dhe strategjive sllavo-ruse ndaj Europës. Nuk ka pse BE të shpërblejë e të tolerojë Beogradin për genocidin dhe të sanksionojë Kosovën pse Kurti e Kosova po mbrojnë ligjin, Kushtetutën, shtetin dhe territorin e saj.

Kosova,populli i saj vendosin dhe ia besojnë qeverisjen asaj politike që votuesit e votojnë dhe e zgjedhin. Kjo është Demokracia, dhe vullneti popullor është ligji demokratik.

Dhe Kosova e populli i saj ia kanë besuar Albin Kurtit qeverisjen.

Pas grushtit pucist parlamentar që rrëzoi qeverinë Kurti 1 , populli i Kosovës ia besoi akoma me shumë qeverisjen Kurtit në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit 2021.Nëse opozita në Kosovë e ndëshkuar dhe e dështuar politikisht kërkon zgjedhje të reja para kohe, edhe nëse opozitën e Kosovës poqese do e mbështesnin ndërkombëtarët, Edi Rama, mediat e Tiranës apo edhe disa të Prishtinës dhe serbët e Kosovës, Albin Kurti do të fitojë akoma më thellë se sa me 14 Shkurt 2021.

Kurti kundër “të gjithëve”, por Albin Kurti nuk është kundër demokracisë,ligjit, shtetit dhe as kundër interesit kombëtar, por është për ligjin,për shtetin,për demokracinë,për reciprocitetin,është për luftën kundër korrupsionit, dhe për integritetin territorial të Kosovës.

Kryeministri si kryeshërbëtor i qytetarëve dhe shtetit duhet të ketë të parin dhe mbi të gjitha Shqipërinë, Kosovën dhe interesin kombëtar, dhe duhet te respektojë ata aleatë nderkombëtare të cilët janë sinqerisht me Shqipërinë dhe me Kosovën.

Askujt nuk i lejohet që për interesa personale,pushteti e përfitimesh të tjera hajnije e korruptive që të sakrfikoje interesin e përgjithshëm dhe kombëtar.

Dhe ky është dallimi sot mes Albin Kurtit nga njëra anë dhe kryeministrit të Shqipërisë, ishkryeministrave të Shqipërisë e Kosovës,opozitës në Kosovë dhe tërë atyre intelektualëve,analistëve dhe opnionostëve mediatik nga ana tjetër të cilët janë kundër Kurtit.


Qëndresa e Kurtit kundër serbo-rusizmit do të ndërgjegjsojë edhe ata politikanë “te rinj” perendimorë se po bëjnë gabim të madh që po ledhatojnë Serbinë dhe që po e shpërblejnë Beogradin për genocidin , duke ndarë Bosnjën por edhe të përpjekjeve për coptimin e Kosovës. Pra është gabim i BE-së por edhe i SHBA-ve që të tolerohet e të “qetësohet “Serbia në dëm të Kosovës dhe të shqiptarëve duke menduar se do ta tërheqin dhe do ta shkëpusin Serbinë nga Rusia.

Është e pafalshme që edhe Tirana politike, intelektuale, shoqërore e sidomos ajo mediatike që kanë rënë në këtë kurth kundër Kosovës.

Nuk ka pse për atë se perendimi don stabilitet në Rajon , nuk ka pse për këtë të paguajë Kosova.

Nuk është e mirë dhe as dashamirësi e BE-së që Kosova për hatër të tyre dhe të asaj se cfarë atyre u interson ,nuk ka pse perendimit për interesa të tij per stabilitet ne rajon , nuk ka pse perendimoret te mos mbështesin demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, që po bën qeveria Kurti në Kosovë. Nuk ka pse t’i vendosen sanksione Kosovës as nga Shqipëria si bëri kryeministri saj pse qeveria e Kurtit zbaton ligjin, kushtetutën,dhe pse Kosova dhe qeveria Kurti mbrojnë territorin e Kosovës.

Europa kërkon që të qetësohet Serbia duke e toleruar edhe kur Beogradi pështjellon, nxit dhe ndërhyn për destabilizimin e Kosovës.

Sepse gjithmonë ashtu si edhe në Vitin 1913 Europa për ta “qetësuar” Serbinë dhe për ta kënaqur Rusinë, Europa bëri krimin dhe tragjedinë e madhe kundër shqiptarëve e trojeve shqiptare.

Nuk ka pse BE bën shurdhin e memecin pse Serbia nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën.

Cfarë kërkon Kurti?

Kurti kërkon që Kosova të funksionojë si shtet në të gjithë territorin e saj, të zbatohet ligji dhe kushtetiuta e Republikës së Kosovës.

Pra, Kurtin duhet ta mbështesë gjithë politika shqiptare sepse normalisht politika shqiptare interesin kombëtar duhet ta ketë parësor dhe detyrim kombëtar.Pra Kurtin duhet ta mbështesë gjithë politika pozitë-opozitë si dhe politika e Tiranës së pari , ashtu edhe aleatët perendimorë.

Pra Kurtin dhe qeverinë e tij duhen mbështetur sepse Kurti kërkon dhe vepron për ushtrimin e sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës.

Opozita në Kosovë sillet kundër Kurtit sepse ajo kurrë nuk e shtriu autoritetin shtetëror në Veriun e Kosovës, opozita në Kosovë është kundër Kurtit sepse u ndëshkua rëndë për korrupsion.Politika e Tiranës në tërësi është kundër Kurtit sepse ajo dhe korrupsioni i saj i trëmbet një ndëshkimi popullor ashtu si ia dha Kosova politikës së korrupsionit atje.


Ndërsa Edi Ramës i intereson vetëm pushteti i tij në Tiranë, pasi i diskredituar nga korrupsioni në Shqipëri me keqqeverisjen e tij, ai ndërhyn negativisht dhe pa i kërkuar dhe pa e autorizuar kush ai ndërhyn kundër qeverisë Kurti e Kosovës dhe deklarohet pro cdo projekti të dëmshëm për Kosovën me qëllim se duke menduar se është në një linjë edhe me BE-në, ai mendon se do të ketë mbështetjen e perendimit, dhe se me veprime të tilla synon të marrë pikë e nota mbështetjeje politike nga BE për të zgjatur pushtetin e tij edhe sa kohë që të mundet.

Dhe nuk është për t’u habitur se pse edhe mediat në shumicën e tyre janë kundër Kurtit,sepse mediat shqiptare në tërësinë e tyre janë media materialiste dhe mercenare të pushtetit, parasë e të korrupsionit.

73 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page