DALINE ARIFI: PA MËSHIRË
- Apr 25, 2025
- 1 min read

PA MËSHIRË
Sot e vrava për herën e dytë
Kur ika e nuk i thashë një lamtumirë
E kam vrarë shumë herë
Mbase edhe atëherë kur i thashë të dua
Të vrasësh dashurinë nuk ka nevojë per plumba.
E shpesh e kam kërkuar rrënojave të zemrës
Sikur një ushtar rrugët e lirisë.
E vrava, pasha t'madhin Zot, e vrava
Tuj pi raki e tu mendu për ato.
I thashë lamtumirë në çdo gërrçam
E vrava pa e pa, e pa e kërku
Në secilin lot plagët i kam mjeku
E vrava edhe kur e kam dasht aq shumë.
Sot e vrava prapë në portret tu e shiku
Unë vras pa mëshirë duke dashuru.
NË U BËFTË LE TË BËHET
Nëse do jesh kismeti im le të bëhet
Në e pastë shkru Zoti zemrën time për tënden
Le të bëhet edhe nëse cop e grim thërrmohet.
E në qoftëse do jem nusja më e lumtur
Në krahët e tu u bëfsh përhajër për mu!
Në u bëfsh nafaka jem bëhu dhe vdekja ime
Veç dikush tjetër mos ta zë vendin tim
Në u befsh i imi, bëhu gjithçka që kam
Në u bëftë le të bëhet të plakemi bashkë.
Ishte ëndrra që ajo vajzë e patë!
NË QYTETIN TËND
Kam ardhur në qytetin tënd të jetoj
Tani do ti ndajmë bashkë qiellin..
Ditët me shi e diell, netët me yje...
Por shtratin kemi diku tjetër.
Në qytetin tënd
Diku në një nga lagjet e tij
Frymonë një mikesh e vjetër.
Daline Arifi, Poete nga Prizreni
Prill 2025








Comments