top of page

Civilizimi


Civilizimi

Astrit Lulushi


Më shumë njerëz, më qytetërim - do të thoni. Gabim. Është jetë në xhungël. Qytetërimi lindi ku kishte më pak njerëz. Rajone të thata ose gjysmë të thata, dhe jo ato me klimë të butë e kushte më të favorshme për jetesë, panë ngritjen e civilizimeve të para.

Historia tregon se qytetërimi ka të ngjarë të lindë në kushte relativisht të shkreta a më pak mikpritëse. Shumë nga civilizimet e para u ngritën në zona të thella në shkretëtira ose në rajone gjysmë të thata: Peruja, Mesopotamia, Egjipti ishin të tilla. Mendimi është se tokat pranë lumenjve ishin më të preferuara për të jetuar, pasi ofronin qasje në ujë dhe transport; toka pranë ujit është më e mirë për bujqësinë.

Ndërsa popullsia u rrit, dendësia e saj u rrit gjithashtu, sepse askush nuk dëshironte të largohej nga toka pjellore, për t’u vendosur në brendësi ku toka ishte e djerrë. Kjo krijoi efekte të rëndësishme shoqërore. Larg lumenjve toka nuk do ishte aq e mirë, por gjithsesi e pranueshme; njerëzit thjesht mund të zhvendoseshin nga tokat pjellore nëse nuk i pëlqente zhurma ose kishin konflikt me fqinjët. Por edhe në këto rajone nuk ishte e mundur të shpëtohej. Fqinjësia - dashje a pa dashje, e mirë ose e keqe - e ndjek njeriun. Kështu, një përgjigje e mundshme e problemit ishte krijimi i strukturave më komplekse që lejonin rregullimin e marrëdhënieve dhe ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve. Disa njerëz dolën me sisteme të ligjeve, gjykatësve dhe sundimtarëve për t'u siguruar që jeta të kishte mundësi të funksiononte mes jetësh të shumta - sundimi i ligjit sjell qytetërimin - është sot mendimi i përgjithshëm.

21 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page