top of page

CILI VEND...


CILI VEND URRENI ME SHUME?

NGA KRISTO ZHARKALLIU.

Ditët e fundit duke kërkuar në internet për ndonjë lajm të ri ose ngjarje jo e zakonëshme- gjë që ma merr mëndje e bën kushdo që don të jetë i informuar në kohën tone ku interneti është bërë pjesë e pandarëshme dhe e…domosdoshe për çdo njeri që kërkon të jetë i informuar- u ndesha me një program të ri ku një shoqëri mat mendimet dhe opinionet e banorëve, rastësisht thotë, për ndienjat që njerëzit kanë për vendet dhe popujt e tjerë. Nuk jam kaq naiv që t’i besoj të gjitha madje dihet se në këto portale elektronike qarkullojnë shumë gënjeshtra (fake news) prandaj ngahera duhet të jemi të rezervuar ndaj atyre që shohim e lexojmë. Shpifjet dhe gënjeshtrat nuk kishin arritur kurrë kulmin e sotëm me internetin që s’njeh as kufi as përmbajtje. Megjithatë nuk mund të mos pranojmë se atje gjejmë dhe mjaft të vërteta, mjafton t’i dime t’i dallojmë. Thashethemet dhr shpifjet mund t’i dallojmë në se kemi njohuri të veçanta se si funksionojnë këto të ashtuquajtura portale ose emisione. Nuk ka dyshim se viktimë e shpifjeve dhe gënjeshtrave që na servirin mund të bëhet kushdo sado i zgjuar që të besojë se është…

Ishte e nevojeshme të sqaroheshim para se të flas se ç’më nxiti të shkruaj këtu. Kohët e fudit si është e matyrëshme bëhet shumë fjalë për agresionin rus kundër popullit martir të Ukrainës.Dihet se në përgjithësi kemi përkrahur dhe përkrahim popullin trim të Ukrainës që është viktimë e një agresorit arrogant dhe kriminal. Që të jem më i qartë dhe i sinqertë që në fillim kisha dyshimet e mia për sinqeritetin e Zelenskit, madje shumë herë besoja se duhej të ishte naiv dhe mosnjohës i Europës, e cila jo njëherë e ka treguar dobësinë e saj, ashtu si më bënte të indinjohesha me arrogancën e Putinit që më kujtonte arrogancën dhe prepotencën e kriminelit sërb Millosheviç.Besoja pra se kot shpresonte Zelenski në ndihmën e Europës dhe kryesisht të NATOs. Madje, si lexoj kohët e fundit të njëjta mendime kishin dhe Presidenti Biden dhe kryediplomati i regjur dhe i vjetër Kisinger. Pse e them këtë? Se presidenti ukrainas ose duhet të jetë tepër naiv që të besonte se Perëndimi do të hynte në luftë me Rusinë. Duket se besonte se NATO do të hapte Front të dytë kundër Rusisë dhe duket senuk dëgjoi deklaratën e Presidentit amerikan disa ditë para se të fillonte sulmi rus se : ‘’Nuk do të lejojmë që të preket asnjë pëllëmbë tokë të vendeve të NATO-s!’’ Dhe dihet se Ukraina nuk ishte antare e NATO-s! Sigurisht kjo nuk e zvogëlon zëmërimin dhe dëshpërimin tone për popullin martir të Ukrainës, viktimë e një ish perandori që nuk don të kuptojë se koha e perandorive ka perënduar me kohë. Shpresojmë që shumë shpejt ta kuptojë dhe Cari i Kremlinit. Ose më mirë karikatura e Carit të fundit të Rusisë… që shpreson të bëhet një Stalin i dytë…

Shqipëria ishte nga vendet e para që u rreshtua në vendet që përkrahin me vendosmëri popullin heroik ukrainas.Akoma dhe kryeministri shqiptar udhëtoi në Kiev. Dhe mirë bëri. Por ka diçka që më brengos dhe nuk dua ta lë pa e komentuar: Ukraina është nga vendet e pakta europjane që nuk kanë njohur shtetin shqiptar të Kosovës. Madje ngahera kanë perkrahur Sërbinë (që sot nuk dënon Rusinë!) por megjithatë Shqipëria mirë bën dhe përkrah dhe radhitet me vendet e perëndimit dhe kryesisht me SHBA: aleati kryesor I Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi!(Të mos harrojm çlirimin e Kosovës nga SHBA!) Jo vetëm Shqipëria por edhe Kosova përkrahin luftën dhe sakrificat e popullit ukrainas. Vetën disa ditë më parë dy kryeministra shqiptarë (Rama i Shqipërisë dhe Abazoviç i Malit të zi )duke shprehur solidaritetin e tyre me popullin ukrainas. Madje Rama foli dhe për njohjen e Kosovës nga Ukraina, por Zelenski bëri sikur nuk e dëgjoi. Sidoqoftë kuptojmë ankthin dhe bengosjen e tyre përderisas rusët vazhdojnë sulmet e tyre barbare.

Por le tëkthehemi në arsyen pse po shkuhet ky artikull: thamë se një shoqëri e panjohur por duket e pavarur ka marrë në radhë të gjitha kryeqytetet europjanë dhe pyet qytetarët cilin vend preferojnë dhe cilin vend urrejnë më shumë. Këta i pamë në Prishtine, Beograd,në Athinë, në Tiranë akoma dhe në Moskë. Tiranasit ishin më tolerantë-nuk urrejnë asnjë vend thane, akoma dhe Beogradi nuk tregoi ndonjë urrejtje për shqiptarët ndërsa kosovarët e Prishtinës shprehën indinjatën e tyre me Sërbinë…grekët u treguan tepër tolerantë, ndonse nuk harrojnë kurrë Turqinë!Dhe kështu me radhë e derisa arritëm në Kiev dhe unë bëra një ndalesë atje që të dëgjon indinjatën e tyre me Moskën…Veçse u zhgënjeva! Përveç Rusisë ukrainasit…urrejnë…Shqipërinë!!! Sinqerisht ju them! Qytetari i pare ukrainas që u pyet u përgjegj: Urrej Rusinë dhe Shqipërinë! Po po, kështu tha: ALBANIA!! Nuk mund t’u besoja syve dhe veshëve të mi ! Pse vallë një ukrainas i largët duhet të urrejë Shqipërinë një soj me agresorin Rusi? Ç’lidhje mund të ketë një qytetar- ose dy në dhjetë që u pyetën- me Shqipërinë dhe me shqiptarët? Mos propaganda sërbe (Ukraina përkrahte Sërbinë në lidhje me Kosovën) i ka bërë të urrejnë Shqipërinë njësoj si Rusinë? Dhe si mund të shpjegohet urrejtjen që qytetarët e një vendi ndaj një shteti e populli të largët e të panjohur ? Sigurisht këto pyetje do të duken qesharake dhe teorike ashtu si mund të duket arsyeja e paraqitur i këtij shkrimit,por unë besoj se këto gjëra nuk duhet t’i lëmë pa i komentuar! Nuk mund të justifikohet në mënyre bindëse se si një ukrainas (qoftë një i vetëm,ndonse janë shumë) i largët urren Shqipërinë! Ashtu si nuk mund të shpjegohej që një shqiptar të urrente popullin e Ukrainës. Por kur këto deklarata publikohen botërisht nuk është rastësi.

Ndihem menjimënd i hidhëruar, i habitur dhe mjeft i zhgënjyer. Sot që të gjithë ne që jetojmë në botën demokratike perendimore që në një farë mënyrë paguajmë pa u ankuar haraçin e kësaj luftë absurde, antinjerëzore, do të shpresonim se ukrainasit të ndiheshin më afër nesh,të kuptonim se popujt dhe shtetet e jera nuk janë fajtorë për fatkeqësinë e tyre të madhe. Madje mirë do të bënin që të shikonin pak dhe vetveten, mos diçka nuk shkon mirë dhe me udhëheqjen e vetë Ukrainës. Ne do t’i përkrahim-aq sa mundemi por të mos kujtojnë se ata që sot u shesin miqësi dhe përkrahje (fjalë të mëdha dhe gurë në trastë) e kenë me sinqeritet- ndoshta dikujt nga perëndimi i leverdis lufta ruso ukrainase. Dhe mos udhëheqja e ukrainase mos pa dashur u shërben interesave të atyre që kanë plane afatgjatë…Le t’i urojmë pra poullit ukrainas fitore dhe një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike qe të rikthehen në vatrat e tyre afro dhjetë milionë (10.000.000) të çrrënjosur nga barbaria e agresionit rus.

KRISTO ZHARKALLI. Athinë 19 qershor 2022.

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page