top of page

CAVALIER PËR MERITA KULTURORE DR. LUAN TOPÇIU…




- Nga Visar Zhiti -


Albanalogu, studiuesi i njohur, kritiku

i artit, përkthyesi - me çmime kombëtare dhe botuesi Dr. Luan Topçiu sot është dekoruar nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Werner Iohannis, me Urdhêrin “Kavalier për Merita Kulturore”.

Lajmi është dhënë nga të gjitha

kanalet televizive rumune dhe shtypi vendas. Është ngjarje, do të thoshim, është i pari shqiptar, besoj, që dekorohet në Rumani, vend i Bashkimit Europian, për arritjet kulturore, aq të mëdha dhe të shkëlqyera, me motiviacionin: “Në shenjë vlerësimi për talentin letrar dhe kontributet e rëndësishme në promovimin e kulturës dhe qytetërimit rumun”.

Puna shumëplanëshe e Dr. Luan Topçiut tashmë është bërë një urë moderne e Kulturës që bashkon dy vendet tona, Shqipëri e Rumani, nderkohe dhe një majë e ndritur e arritjeve shekullore të diasporës shqiptare në Rumani.

Presidenti rumun dekoroi dhe disa personalitete të tjera të nivelit europiano-botëror si akademikun Mircea Dimitrescu dhe kompozitorin, interpretuesin dhe dirigjentin Gheorghe Zamfir.

Luanit tonë ne ia njohim Veprën dhe virtytet, Morfologjinë e Shpirtit, Historinë e madhe të letrave shqipe apo “Albanica”-n, etj, etj, por desha të shtoj se kemi patur fatin të shohim në një koncert në Romë dhe maestron Zamfir, luante me flautin e tij pan, mahnitës, një histori natyre me muzikë, dramë zêrash kumbues, etj, etj, dhe në fund të koncertit, mes duartrokitjeve të stuhishme, ambasadori i Rumanisë

në Itali, pasi i dha artistit një kurorë lulesh, i ra në gjunjë…

Artit të madh i bihet më gjunjë. Kjo është kultura. Sot vepra e Luan Topçiut u dekorua bashkë me atë…

Besoj që dhe në vendin tonë

do të dinë të përulen para atyre

që bëjnë art, që shpalosin vlera, identitet, që e bëjnë Atdheun pjesë të bukur të kulturës botërore.



Dr. Luan Topçiu me Presidentin e Rumanisë, Shkelqesine e tij Klaus Werner Ioannis

Ceremonia

Pergamena

Dekorata

Gjeniu i muzikës Gheorghe Zamfir dhe Dr. Luan Topçiu

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page