top of page

Bulkthi


Bulkthi

Nga Fatmir Terziu


Dhe erdhi. Dhe mbeti.

nga brenda. Hyri nga jashtë

e mbyti gjithë zhurmën nga universi

edhe pse shumë i vogël

kufoma e bulkthit ngeci

në mur monument i dhjetë vjetëve

që grisëm

në shkakun e pritshëm

për një kamxhik

efekti është kaq i mahnitshëm

tallava në vend të këngës,

e ardhmja mbetet korri

edhe i zhurmshëm edhe aq shpresëdhënës

a kemi zgjedhje?!

Bulkthi shkëlqen nja dy trilion qeliza truri

(s'bie Faja prej fikut?!)

një e njëmijtë e sekondës në garë

qielli blu dhe vullneti i kamxhikut.

Dhe erdhi. Dhe mbeti.

Rrotullamë si sferë e krijuar

pos bulkthit që shëtit në ferra

truri ndjek dhe thjesht është

ajo që rikrijoi sfera.

22 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page