DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
BUKUROSHJA E KOLONAQIT*
Bukuroshe e Kolonaqit,
Kur më zbret nga shkallët,
Nëpër palat e fustanit
Egjeu shkumon dallgët.
Eh, të kridhesha mes tyre
Sa të shuaja dertin.
Jo më kot shëmben yjet
Dallgëve të detit…
*Kolonaqi është lagje në qendër të Athinës.
BUKUROSHJA E DROBONIKUT
Bukuroshe e Drobonikut
Kur zbret tatëpjetë,
Dridhet Mali i Roshnikut,
Flakë ndizen retë.
Unë e di ç’do thoshte Osumi
Ç’do thoshte Kalaja:
“Çupëz, moj, ma çmende çunin,
Bukurihataja…”
תגובות