top of page

BUKURIA KOSOVARE


Vullnet Mato


O Kosovare syshkruar, vetulla harkuar, magnetizon gjithë vështrimet e beqarëve, zemrat u ndez flakë, me zjarr të pashuar, trurin ua merr peng, o, sa e bukur je!


Kosovare, bijë e heronjve të Dardanisë, me trupin e gdhendur, të skulpturave, trashëgimtare e shotave trime të lirisë, ke mahnitur djemtë, o, sa e bukur je!


Me buzët mishtore, dy qershi në degë, gojëmbyllur mbetet, kushdo që të sheh. Me faqet e trëndafilta, njomur me vesë, dukesh zbritur nga yjet, o, sa e bukur je!


Me gushë mëndafshi, si bardhësi e borës, përhap aroma me afsh, rreth mjediseve, Me gjoksin, ku mbështjell kokrrat e mollës, rrëzon mollët e kopshteve, o, sa e bukur je!


Me flokët bisht pele, deri poshtë mesit, mbledh fije shpirtrash, jetës t’i bësh fre! Me belin e hollë vajzëror, si gotat e qelqit, dehet kushdo që të do, o, sa e bukur je!


Me shtatin energjik, marrë prej gjirafave, me gjatësinë e qiparisit, rritur lëndinave. Me takat e larta, sikur shkel përmbi re’ dukesh zogëz me flatra, o, sa e bukur je!


Në eventet skenike, e ftuar kurdoherë, në ballin e kamerave kryesore filmike, ke elegancën e adhuruar, për sytë e gjerë, kosovare, mbretëreshë e bukurisë etnike.


Urojmë, fatit të keq, të mos t’i biesh pre, bijë e Arbërisë, me bukuri kombëtare! Ty e gjithë bota, Miss Universi të njeh, O e bukura e dheut, kosovarja shqiptare!



25 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page