BUJAR QESJA: Çifti me personalitet dhe qytetari
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 20 hours ago
- 3 min read

BUJAR QESJA
Në Voskopojë vijnë shumë durrsakë. Qendrojnë pak ditë, por edhe kalojnë muajin. Kënaqen me ato që u afron klima e pagjetur në asnjë vend e Voskopojës.
Në lartësinë mbi 1300 metra, erdhën të qendrojnë për disa ditë edhe çifti i njohur në Durrës për qytetarinë dhe investimin shoqëror që bëjnë. Janë Kozma Plepi dhe Enkelana Koça.
Kozmai është i biri i Vangjelit, me nënë Vasilikën. Ka vëlla Vlashin dhe motër Violetën.Vangjel Plepi mbetet nga profesionistët më në zë të Hekurrudhës. Ka dhënë shumë në profesionin e elektriçistit, duke patur si ndihmës një tjetër violinë të parë të këtij zanati Petro Shametin.
Kozmai mbaroi inxhinjerinë e ndërtimit dhe u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurrudhave Shqiptare. Historia ndodhi kështu. Po ia vononin emërimin, madje edhe dosjen e dokumentave i thanë se është humbur. U detyrua të marrë kontakt me Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të kp të Rrethit të Durrësit Luan Babameto.
- Si e keni emrin or djalë, nisi komunikimin Babameto.
- Kozma Plepi, iu gjegj djali.
- Çfarë bie me Vangjel Plepin?
- Është babai im.
Intelektuali i njohur Luan Babameto, çfaqi respekt të menjëhershëm për Vangjel Plepin, duke e trajtuar si nga kualitetet më të spikatura të hekurrudhës. Dha porosi që Kozmai të fillonte punë, aty ku i jati kishte lagur me djersën e ballit zhvillimin.
Dhe bëri karrierë. Arriti të bëhej kryetar dege, kryeinxhinjer dhe Drejtor i Infrastrukturës. Djali i Vangjelit ia zbardhi faqen të jatit, i cili në moshën 55 vjeçare si pasojë i një infarkti akut u nda nga jeta.
E ëma, Vasilika, punëtore në ndërmarrjen e plastikës, mbajti peshë jo të vogël në rritjen, edukimin e fëmijve dhe në ekonominë familjare.

Diku nga viti 2004 Kozma Plepi u largua me dhimbje nga hekurrudha dhe u caktua inxhinjer drejtues, në firmën e njohur të prodhimit të parafabrikateve I.Xh. E. M që administrohet nga vëllezërit Ilir dhe Muharrem Xhani.
Kozmai lidhi jetën me Enkelana Koça, emër shumë i njohur i mësuesisë në ciklin e ulët në shkollën "Marije Kaçulini". Tani është drejtoreshë në shkollën e
e mesme 12-të vjeçare jo publike "Mihal Ekonomi".
Kanë dy fëmijë, dy djem të mrekullueshëm. I madhi djalë Joani, ka mbaruar për elektronikë. Punon në Berlin. Ndërsa djali i dytë Gjergji edhe ky me përfundime të shkëlqyera po në elektronikë, është vendosur në Bon. Pra që të dy e kanë lidhur jetën në Gjermani.
Familja Plepi është vlerë e shtuar e qytetarisë durrsake. Drejtuesit e shkollës " Mihal Ekonomi" Elsa dhe Vasil Hila, flasin me entusiazëm për Enkelanën.
- Rikthimi i saj në shkollën tonë, ka shtuar pluset si në ecurinë e proçesit mësimor edukativ, ashtu edhe në organizim dhe drejtimin e punëve. Enkelana është numuri një i ciklit të ulët në Durrës.
Kozma dhe Enkelana Plepi. Çifti që me punë dhe përkushtim, çfaqen me staturën më të avancuar në shoqërinë me probleme shqiptare.
Veç kësaj janë edhe vlerë shoqërore. Miq të respektuar dhe shumë të arsyetueshëm. Më vjen mirë që në shënimet që po bëjmë prezent, evidentohet portreti i këtij çifti nderues, por del në pah edhe emri i Vangjel Plepit, nga shtyllat e fuqishme të profesionistëve të hekurrudhës shqiptare.
Në Voskopojën tërheqëse dhe pikante nga gjelbërimi dhe natyra, u takuam me çiftin durrsak Enkelana Koça dhe Kozma Plepi. Çka shkruajtëm i mësuam prej tyre. Çka thamë është plotësisht vlerë dhe meritë e tyre.
Duke folur për to, jemi në rrugën e duhur për të evidentuar dhe nxjerrë në pah vlerat e kulturës, arritjeve dhe personazheve që përbëjnë qytetarinë dhe çivilizimin, emancipimin dhe ecurinë shoqërore në nivele të dëshiruara.
Kozma dhe Enkelana Koça, shembulli i pazbehur, duke mbetur në ballë të punës, e ruajtur autoritetin e palëkundur që të jep krenari dhe dinjitet.
Comments