top of page

BUJAR QESJA: 32 vjet Festa e Detit

ree

Populli të pret Zija Saraçi luftëtar i zhvillimit dhe i përparimit të artit

32 vjet Festa e Detit – Në sheshin qendror të Qytetit të Durrësit

BUJAR QESJA

Të dielën e datës 22 qershor 2025, ora 20.00 Durrësi është në një festë artistike. Shumë këngëtarë të njohur, pjesë e madhe e të cilëve janë me titullin “Mjeshtër i Madh”, do të ndërtojnë një program me vlera kulturore dhe artistike kushtuar Festës Tradicionale të Detit, që është eskluzivitet i Qendrës së Artit dhe Kulturës Shqiptare me drejtor të përgjithshëm Minella Kureta.

Në këtë manifestim artistik do të marrin pjesë këngëtarët Zija Saraçi, Kastriot Tusha, motrat Libohova Irma dhe Eranda, Fatbardha Aliçkaj (Maja), Luljeta Strefi dhe Dhimitër Stefa. Gjithashtu janë të ftuar edhe humoristët e Vlorës Agron Hamo dhe Afrim Agalliu, Grupi i valleve i Qendres Kuturore të Fëmijve nënë drejtimin e maestros Arian Plaku.

Në këtë festë të Festës së Detit 2025, do të performojë edhe këngëtari i njohur durrsak, shumë pikant me zërin e tij të ngrohtë dhe komunikues Zija Saraçi.Është kënaqësi të dëgjosh zërin magjik dhe joshës të Zija Saraçit, kanta autorit unikal durrsak dhe jo vetëm.Ma do mëndja, se pjesmarrja jote Zija në këtë koncert në hapsirën para teatrit "A. Moisiu", do të mirpritet nga ndjekësit dhe do të duartrokitet.

Veçanërisht kënga e "Marinarit", potpuria e këngëve popullore të Shqipërisë së Mesme, këngë të muzikës së lehtë shqiptare dhe italiane, janë disa nga armët më të forta, ku t'i mbron dhe përhap artin tënd të pakonkurueshëm. Durrsakët dhe jo vetëm, të presin o magjistar i interpretimit. Së pari presin të të shohin fizikisht dhe së dyti të freskohen në këtë të nxehtë me zërin drithërues dhe të pasosur, që ngjason me fëshfërimën magjepëse të valëve të detit. Fest Deti 2025, që organizohet nga Qendra Kombëtare e Artit dhe e Kulturës Kombëtare, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe mbështetjen e pakursyer të Kryetares së saj zonjës Emiriana Sako dhe me sponsor gjeneral Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka favorin se këtë vit do të pasurohet me mrekullinë e interpretimit tënd.

Mirardhsh Zija Saraçi!

Ne të presim!

Populli të pret në shesh o luftëtar i artit, i zhvillimit dhe i përparimit të tij!

Me shumë mall dhe me shumë respekt

Durrës : 21 qershor 2025

Pamja e parë: Nga e majta, Kantautori i famshëm durrsak Zija Saraçi, Drejtori i Qendrës së Artit dhe Kulturës Shqiptare Minella Kureta dhe moderatori Bujar Qesja.Pamja e 2, Faqja e jashtëme e ftesës së Festës së Detit 2025, që organizohet para pallatit të Kulturës së Durrësit, me 22 qershor 2025, ora 20.00.

Pamja e tretë: Historia e Festës së Detit, që mbetet eskluzivitet 32 vjeçar i Qendrës së Artit dhe Kulturës Shqiptare dhe programi i veprimtarisë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page