top of page

Britania flet me shifra...


Britania flet me shifra: Parashikojmë 5.700 vdekje, izolim për 3 muaj. Boris Johnson letër anglezëve nga karantina: Gjërat do të përkeqësohen

Britania duhet të qëndrojë e mbyllur totalisht deri në qershor për të parandaluar siç duhet shtrirjen e plotë të koronavirusit. Kështu paralajmëroi zyrtari i lartë i Shëndetësisë, profesor Neil Ferguson. Ai tha se britanikët do të duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për tre muaj të plotë, nëse duan të shpëtojnë nga virusi. Disa figura të larta të qeverisë kanë sugjeruar që koronavirusi mund të arrijë kulmin në prill me afro 5,700 vdekje. Këshilltari kryesor i epidemiologjisë në qeveri i tha ‘The Sunday Times’ se: ‘Ne do të duhet t’i mbajmë këto masa (mbyllja e plotë), sipas mendimit tim, për një periudhë të konsiderueshme kohore – ndoshta deri në fund të majit, ndoshta edhe në fillim të qershorit”. Deklarata e tijvjen teksa Boris Johnson i shkruan çdo familje në Mbretërinë e Bashkuar për të nxitur publikun që t’i binden izolimit dhe të qëndrojë në shtëpi gjatë ‘urgjencës kombëtare’, ndërkohë që vet ndodhet në karantinë në shtëpinë e tij pasi rezultoi se ishte pozitiv nga COVID-19.

33 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page