top of page

BREZA GRASH


MOHIM GJIFSHEHURASH

M'lan' pa atdhe gjifshehurat e majit

e n'rrjedhën e ngadalshme t'ëndrrave

m'i prenë dhe flokët

tundim për një trim dalë bese;

dhe më pas, mbi gjoks pëlhur' t'kuqe

sërish me dhunë m'lëshuan,

t'i përgjumja ndër të, ëndrrat e moçme.

K'shtu m'bën' ta shihja veten n'çaste muzgu...

E fshehtë për ty nga çdo anë t'isha,

pa e ditur kurrë

se ç'i lidhte t'ma mohonin atdheun.

T'shkret' n'gjoks e t'etur n'buz' m'bën'.

E di që një t'diele

kam për t'ia rrëfyer murgut k'të dhimbje

e pa atdhe kam për t'i thën' se m'lan'.

N'të kam për ta l'shuar dhe buz'qeshjen e fundit

edhe po t'mos e çojë te ti

sërish kam për ta lutur që gjifshehurave t'ua lë dhimbjen time.

Le ta thot' dhe ai, se imi atdhe i mohuar

isht’ gjoksi yt.

BREZA GRASH

Kur linda n’agun e s’mërkurës ia mbyllën shtëpis’ der’n e madhe t’mos m’i shihte syt’ bota, n’dritaret e heshtura kah udha perde t’zeza vu dor’ e fatit, mbi timen MË ran’ mallkime t’shumta e për GJYSHEN dhimbje t’re l’shoi dita.

N’krah’ s’më morën me dashuri, shkëndija urrejtjeje n’ball’ u rëndonin, shamizezat e ngujuara me ego burrash n’djep druri ma kufizuan dit’n e par’… T’mërkurën e zez’ për timen MË… timen GJYSHE… timen jet’ n’prag dëshirash.

Dhe emrin ma lan’ me der’ t’mbyllur n’errësir’ t’dhomës s’simes MËJE, larg dhe prej hënës mbyllur n’sht’pi t’heshtur fshati; ma shkruan fatin n’hajmali qafe e lan’ mbi MU’ urrejtje t’reja; teksa n’gjoks hën’ e natës s’par’ m’ra bashkë me lotët e simes MËJE, fshirë me cep t’shamis’ s’zez’… t’ziut fat n’breza grash.

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page