BRENGË
Jun 7, 2021
1 min read

BRENGË
Me sytë e mi shoh botën pērmbysur, Shoh jetën të shkatērruar, të vrarë, Shoh fatin mjeran, gur të rrokullisur Dhe sahanlëpirësin pusht- pushtetar.
Shoh zemrën e brishtë keqas zhgënjyer, Të virgjërën përdhunisht zhvirgjëruar, Shoh të vërtetën nga gënjeshtra thyer Edhe të ndershmen çnjerëzisht çnderuar.
Shoh lirinë me zinxhirë të lidhur Dhe artin që heq shpirt i nëpërkëmbur, Binjaken varfëri me mua lindur, Trurin tim të mpirë ,pērdhe të shëmbur.
Në pellgun e brengës dergjem i mekur, Një fije shprese, a kam për ta gjetur ?!








Comments