
Borlog është fjala që ka zënë një pozicion tjetër në kulturën e sotme. E detyruar të përdoret në vend të “kaos”, ajo dëshmon me një fjali të thjeshtë “edhe këta e bënë borlog”. Kuptimi shkon në tërë gjerësinë e saj filozofike dhe kapërcen terminologjinë “ne”. “Ne” në këtë skaj të ndryshesës nuk jemi më “Ata”. “Ne” jetojmë me “Ata”, sikur të ishim pajtuar, apo paqtuar me ‘kaos”-in që ka ndërruar renditje në përditshmëri. Dhe “Ne” shkon paralel me “Ata” në këtë “kaos”, me borlog” të rikuptueshëm si rrëmujë, kur vetë fjala është përdorur përgjithësisht në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ku diplomatët mund të flasin për një “pakt të fjalëve”, një “pakt ditësor”, ose një “pakt për të drejtat e Ata”. Por tashmë “Ne” në rolin e “Ata” në këtë “borlog” përdoret gjithashtu për çdo marrëveshje, ose premtim solemn midis dy personave, në fund të fundit, sa herë që dy palë shtrëngojnë duart për një marrëveshje, ata nuk do të shkojnë në kundërshti me njëri-tjetrin.
Shumë të tillë që takoj shqiptarisht në udhë e sipër e përshkruajnë këtë pas-sistem ndryshim si “borlog” dhe e përshkruajnë veten të privuar nga ky ndryshim. Njëri prej tyre i sapoardhur me një pasaportë të një vendi tjetër e përshkruan kështu: “Jeta kutërbon këtu. Të gjithë janë bërë një Zylo pa ndërgjegjen e tij. Dikush vrau një grua të moshuar, por u çmend për këtë?! Në shqipen e sotme mund të vritni një person për 1000 euro në mëngjes dhe në mbrëmje të pini me paratë, me një prostitutë në një restorant pa patur keqardhje. Do të fllejnë pa makth?! Të nesërmen janë gati të vrasin ndokënd përsëri për 1000 euro. Kjo është jeta jonë! Nuk është vetëm elita dhe mafia jonë, por të gjithë kanë të njëjtin mentalitet. Njerëzit tanë janë të uritur, por ata po ndërtojnë vilat e tyre në vendet më të shtrenjta turistike, duke blerë makinat e tyre të shtrenjta dhe duke shpenzuar para për prostitutat në restorante”.
Një tjetër shkon shkurt: “…njerëzit bëhen si kafshë të egra. Ata sillen me ligjin e xhunglës… ndaj dua të shpëtoj fëmijët”. Termi “kulturë” ka marë fund thotë një tjetër, ndërsa pret të takoj avokatin e tij për të bërë një hall qëndrimi diku larg, larg “borlogut”. Dhe termi “kulturë” në këtë “borlog” që ishte përdorur ndoshta për herë të parë në librin Dialektika e Iluminizmit, të cilin Horkheimer e botoi në Amsterdam në vitin 1947, duket se kërkon të risillet në kaosin origjinal, që mbiu rrëmujën klasike në rrjeshtin e parë, duke eleminuar, duke ndëshkuar, duke vrarë. A thua është e njëjta dorë, por me tjetër variant kohorë?!
Sidoqoftë vetëm emri ka ndryshuar: nga “kaos” është bërë “borlog”. Dhe ne nuk jemi si dikur me këtë "borlog", pra jemi “zotërrinj” në vend të jemi “shokë”. Në hartimet tona ne folëm e flasim për “masakrën” e kaosit, rrëmujës, borlogut dhe aspak nuk kujtohemi se kjo vjen sërrish, sikurse erdhi nga Lindja, vjen nga “bardak”-u i Kazakistanit, ku edhe atje, sikurse ne vazhdojnë të ulen e ngrihen në “kaos”. Por, ne bëmë sikur harruam, bëmë sikur e zëvendësuam atë shprehje me “kulturën e integrimit” në mënyrë që të përjashtonim që në fillim interpretimin e pëlqyeshëm për mbrojtësit e tij: se është çështje e diçkaje, si një kulturë që lind spontanisht nga vetë masat, forma bashkëkohore e artit popullor, e artit që duhet për të kuptuar kaosin e rrëmujës vetëm mes rrëmujës, makthit, stresit dhe bujës. Nga kjo e fundit anatomia e kulturës e bënë vetë rrëmujën, kaosin, borlogun që të dallohen në ekstrem vetëm ligjësitë e tilla: “A mos prit të bëhet deti kos…”. Mos…, jetojmë në borlog, jetojmë në kaos.
댓글