top of page

BOGA NË TETOR MREKULLI E RRALLË


Tahir Bezhani

Reportazh vjeshtor nga Rugova

BOGA NË TETOR MREKULLI E RRALLË

Bjeshka eshte e bukur në katër stinët e vitit. Secila stinë ka joshjet e veta që ia dhuron njeriut,bukurinë pranverore te gjelbruar,verën e mbushur me tufa delesh e njerëz ,(mosha të ndryshme), duke veruar,turistë nga brenda e jasht vendit,që shetisin tërë diten duke shijuar bukuritë e kësaj natyre magjepsëse..

Tetori i këtij viti ishte një fat i veçant për dashamirët e natyrës bjeshkore. Koha ishte e bukur e me diell tërë ditën,me mëngjes e mbrëmje më të theksuar nga freskia alpine.

Kodrat e thara nga moti pa shira,kishin ngjyrën e tokës së etur,ndërsa shpatet e veshura me llojlloj drunjësh,ah,pajë etj.kishin krijuar koloritin e ngjyrave të ylberit.Frymëzim për brushen e piktorit. Mungonte fyelli e kënga e barinjëve, nga se ishin zhdjergë ne rrafsh rugovasit.

Ditëve të vikendit,shumë qytetarë,nga i gjithë vendi jonë,(Shqiperi e Kosovë),e mbushin me hare jete atë qetësi qetësinë bjeshkore, natën e ditën. Rrugët e rrugicat që drejtonin kah malet më të larta, ishin mbushur me rini,të cilët e donin ajrin e pishës dhe majat e larta.

Bukuria e mbushur jetë ,jehonte du ditë të plota,deri të diellave në orët e vona të natës. Iknin nëpër shtëitë e tyre diten e punës e të mesimeve ta presin më të freskët e te pa lodhur.



DITËVE TË VIKENDIT SHËRBIMET NË RESTORANTE ISHIN NË NIVEL.

Ani se vend i vogël, askush nuk e ndiente mungesën e gjërave usdhqimore e pijevjeve freskuese. Punonin të gjitha lokale. Nga më i kërkuari ishte “Kompleksi Gurra”,me pronarë Jeton Demaj,i cili iu shërbente musafirëve si një bletë në pranverë. Këtë verë që iku,Jetoni kishte zgjëruar kapacitetin e bujtinave,me katër vila të reja,me paisje të bukura,me një standart të lartë për pushuesit. Akoma nuk e kishte adaptuar restorantin për gjëra ushqimorte,por së shpejti,sipa tij, do jetë në funksion edhe ai,bile për sezonin dimërorë.

Vikendin e kaluar,sa qëndrova aty,më bëri përshtypje kërkesa e madhe e njerzëve nga Tropoja,të cilët kishin rezervuar bujtinat përmes telefonit. Pronari ishte aq i zënë, sa që me zor arrita t’ia mar shënimtepërsonale dhe numrin e telefonit,049-667-700 .Ndonëse nuk kishte njerëz të punësuar,ditëve të vikendit,të gjitha shërbimet thuaja se i kryente përsonalisht . Më kërkoi falje për mosmundësinë e bisedës më gjatë....

NË LEQENAK ISHTE MREKULLIA

Diten e mbramë të pushimeve gjasht ditore në Bogë,bashk me bashkëshorten time, ndava kohën të kaloi në Leqenakun e bukur,atje ku sytë mbesin të ngrirë shpatijeve bukuroshe me ngjyra ylberi.

Pasi bëra disa foto të atyre pamje atraktive,nën rrezet e diellit thumbues,një freski e ftoft nuk më lejoi të qendroj gjatë në terasen e këtij hoteli. Morëm një qoshe me bashkëshorten,aty ku ishte ulur dielli më parë se ne,por nuk qëndruam gjatë. Mbrenda ishte ngrohtë. Shërbente një kamarier,dy puntore dhe një kuzhinier. Me që ishte ditë pune, nuk pat vizitorë, por zakonisht,nëkëtë lartësi të bukur, vizitat shtohen edhe pas dite, deri në orët e vona.

Bukuria nuk eshte bukuri nëse nuk e ka shëmtinë e vet. Ky zjarr pishave të Rugovës,tre ditë rresht,”vrau” syrin e etshëm për bukuri.....

Me që ishim përcaktuar për ushqime vendore,unë e bashkëshortja ime, bëmë porosinë për njëren nga ato. Kishte per servime, mazë të zier, kaçamak, pogaçe, speca,fli,leqenik, kos të mirë. Nuk ia kërkuam mënynë kamarierit, por morën dy nga ato të parat. Nuk bëmë pytje për çmimin, sepse dëshira nuk paguhet me asgjë. Nga një kafe prej “shpije”keni,çfare i dëshironi,tha në fund kamarieri mjaft korpolent. Nuk e ndryshuam shijen e bukës pogaçe dhe aromen e bukur të atyre gatimeve vendore.

Gjethet që fluturojnë të ikura nga degaët e tyre,trokasin më thellë se pamja....Bukuria mbetët aty ku nuk zhduket kurrë.

E falenderuam për gjitha shërbimet dhe makina ,nën komanden time, mori drejtimin e Gjakovës. Ishte ora 12-të.

Gjakovë

Tetor,2019



27 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page