top of page

Bletët e Kaltra

  • Jul 8, 2020
  • 1 min read

Adem Zaplluzha

Nga libri me haiku: Bletët e Kaltra 25. Mes gjetheve Pema e kujtesës Kishte aromë dashurie 26. Mot i lig Asnjë jasemin s’çeli Në shuplakat e erës 27. Ishte fundi Kur pashë gjunjëzimin I stinës së vdekur 28. Përpos harresës Nuk ulen zogjtë Në kujtesën e jaseminit 29. Si trëndafili i fishkur Te portat e drunjta U shtang dita 30. Dëgjoj klithmat E luleve Stepem nga vigmat




Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page