Biblioteka e humbur
Astrit Lulushi
Në 1834 u fol për një bibliotekë në Moskë që ishte djegur e shkatërruar nga pushtimi polak i shekullit të 17-të. Në vitet 1890, profesor Thraemer i Universitetit të Strasburgut gjeti një dorëshkrim të himneve të Homerit që ai besonte se dikur kishin qenë pjesë e koleksionit të dorëshkrimeve të sjella në Moskë nga princesha bizantine Sofia Palaiologina në 1472, kur u martua
me Ivanin III. Në pajën e saj përfshihej edhe një koleksion i rrallë librash nga Biblioteka e Kostandinopojës dhe nga Biblioteka e lashtë Aleksandrisë.
Për disa muaj në 1891, profesor Thraemer jetoi në Moskë, duke kërkuar nëpër të gjitha bibliotekat dhe arkivat e qytetit me shpresë për të gjetur bibliotekën e humbur, për të cilën mendonte ishte vendosur brenda dhomave të fshehura nëntokësore të Kremlinit.
Rreth kësaj kohe u bënë disa përpjekje për të gërmuar nën Kremlin. Gërmimet gjetën disa dhoma dhe tunele nëntokësore, por të gjitha bosh, dhe studiuesit rusë të asaj epoke hodhën poshtë ekzistencën e bibliotekës.
Në fillim të shekullit të 20-të, arkeologët rifilluan kërkimet për bibliotekën e humbur. Një artikull i vitit 1929 i The New York Times raportonte se "dy dhoma të mëdha të mbushura me arka thesari dihet se ekzistojnë nën Kremlin". Raportohet gjithashtu fakti se një prift protestant nuk u kthye më në shtëpi pasi kishte parë bibliotekën në Moskë. Sipas mitit, Ivan IV (i tmerrshëm) e kishte verbuar atë në mënyrë që të mos mund ta rikrijonte kurrë vendin e bibliotekës. Pjetri i Madh gjithashtu u përpoq ta gjente bibliotekën duke shpresuar për thesare që do ta ndihmonin pas përfshirjes disavjeçare në luftëra.
Nga vitet 1990, përsëri, arkeologët e zgjeruan kërkimin e tyre përtej Kremlinit në të gjitha vende nën ndikimin e Ivanit, por pa sukses. Misteri i Biblotekës së humbur të Moskës vazhdon.
Comments