Biblioteka e Elbasanit: Shkrimtari, publicisti dhe studiuesi Fatmir Terziu është ...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 17 hours ago
- 1 min read

Shkrimtari, publicisti dhe studiuesi Fatmir Terziu është një emër i njohur në fushën e letërsisë dhe medias shqiptare, autor i dhjetëra librave letrarë, kritikë dhe studimorë, i cili prej vitesh jeton dhe krijon në Londër. Përmes veprës së tij, ai ka kontribuar në promovimin e kulturës dhe letërsisë shqipe në mbarë botën.
Me shumë mirënjohje falënderojmë Fatmir Terziun për dhurimin e librave të tij Bibliotekës “Qemal Baholli”.
Ky gjest fisnik pasuron fondin tonë me vepra me vlera të çmuara letrare dhe studimore, duke u dhënë lexuesve tanë mundësinë të njihen më afër me krijimtarinë e tij të gjerë dhe të thellë.

📖 Librat do të jenë pjesë e "Këndit të Dhuratave", një hapësirë që nderon autorët dhe miqtë e bibliotekës që ndajnë dashurinë për librin dhe dijen.
Faleminderit nga zemra, Fatmir Terziu, për këtë kontribut të vyer ndaj lexuesve dhe komunitetit tonë! 🙏✨










Urime dhe mirënjohje Fatmir Terziut, autori shumë botimeve dhe krijimeve letrare e studimore. Nirënjohje edhe për poeratin "Fjala e lire" në Londër, që është një dritare e hapur për të gjith krijuesit shqiptar në mbarë botë.
Biblioteka e Elbasanit ka fatin e madh që pret e përcjell të gjith krijimtarinë e DR. Fatmirit. .
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës.
Është fat që në Londër kemi një personalitet shumëplanësh në rrafshin kulturor, letrar, arsimor e historik si prof. Fatmir Terziu, i cili jo vetëm me fjalën e ndritshme të mendjes dhe zemrës së tij, por edhe nëpërmjet botimeve më të mira të bashkatdhetarëve, e ka bërë gazetën Fjala Lire dhe revistën ALBANIAN POST - Tribunën e përparuar të shqiptarëve në botë, një shembull i vërtetë demokracie për t'u ndjekur nga ne, shqiptarët e këtushëm.
Respekt për ju kolegët e mi të dashur Biblioteka Publike Qemal Baholli për këtë përrnjohje që i bëni vëllait tonë dhe djalit tuaj të mirë që edhe emrin e ka Fatmir.
Mirënjohje Elbasanit - Emblemës së arsimit kombëtar!
Albert Habazaj
Vlorë
Ju jam mirënjohës juve dhe tërë stafit të Bibliotekës „Qemal Baholli“ të Elbasanit, tek vetë i së cilës „të dhurosh“ do të thotë shumë. Dhe kështu për mua të dhurosh një libër do të thotë së pari të bësh një miqësi me gjeneratat, pra më saktë të bësh miqësi me një fëmijë lexues, pra me me heroin e tij të ardhshëm të preferuar. Ndonjëherë kjo është një miqësi që shkon përtej terminologjisë kohore përgjithmonë.
Çdo libër është një shans për një gjeneratë që të zhytet në një botë ndryshe, ose për një të rritur që të zbulojë ide dhe njohuri të reja. Qasja në libra është rruga me të cilën lexuesit arrijnë mirëqenien, arrijnë gëzimin dhe lumturinë. Dhe një person…