Besnik Fishta: Historia nuk falsifikohet? E vërteta për çlirimin e Tiranës!???
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 11 minutes ago
- 2 min read

Historia jonë kombëtare, dhe veçanërisht ajo e Luftës Nacionalçlirimtare, është një nga faqet më të lavdishme që shqiptarët kanë shkruar me gjak, përkushtim dhe sakrificë të pashoqe. Pikërisht për këtë arsye, përpjekjet dashakeqe për të njollosur këtë histori janë jo vetëm të papranueshme, por edhe thellësisht fyese për kujtesën tonë kolektive.Një nga mjetet më të përdorura nga armiqtë e së vërtetës ka qenë falsifikimi historik. Një rast i tillë u shfaq pas vitit 1943, kur ishte qartësuar harta e forcave që luftonin kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shenjë nderimi për aleatët antifashistë, lëshuan një seri pullash postare me flamujt kombëtarë të këtyre vendeve përfshirë edhe flamurin kuqezi të Shqipërisë, duke njohur kështu kontributin e saj të çmuar. Por më vonë, në një akt të qëllimshëm falsifikimi,natyrisht jozyrtarisht,por nga mendje djallezore, u sajuanzarfa të vulosura më 18 nëntor 1944, me tekst në anglisht: “The capital of Albania, Tirana, was liberated by Yugoslav partisans.” Kjo deklaratë shoqërohej me fotografinë e Titos, pranë një flamuri jugosllav të përmasave të mëdha, përballë një flamuri shqiptar të zvogëluar në cep. Ky falsifikim është një përpjekje për të tjetërsuar sakrificën heroike të popullit tonë dhe për të mohuar faktin se Tirana u çlirua nga brigadat partizane shqiptare pas një beteje të ashpër shtëpi më shtëpi, ku ranë 127 dëshmorë.

Në këtë betejë morën pjesë 11 brigada partizane, ndërsa armiku pësoi humbje të mëdha në njerëz dhe mjete. Udhëtimi i lavdishëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare nuk u ndal në kufijtë tanë: partizanët shqiptarë ndoqën pushtuesit deri në Vishegrad të Bosnjës dhe, po të mos jepej urdhri për t’u kthyer, do të kishin vazhduar deri në Berlin. Në luftimet përtej kufijve, ranë mbi 600 partizanë e partizane shqiptare. Një e vërtetë e madhe historike është se Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare, për herë të parë në histori, çliroi me armët dhe forcat e veta gjithë trojet etnike nga Saranda në Vishegrad dhe nga Durrësi në Preshevë. Duan apo s’duan serbo-sllavët, ky akt i UNÇSH-së ka mbetur në histori si një nga emblemat më të ndritshme të kombit shqiptar. Kjo luftë, veçanërisht ajo përtej kufijve shtetërorë, e radhiti kombin shqiptar përkrah Koalicionit Antifashist me dinjitet. Çlirimi i vendit tonë është një vepër krejtësisht shqiptare.Nuk i detyrohet asnjë ushtrie të huaj, por vetëm gjakut të derdhur të bijve dhe bijave tona më të mirë. E kemi detyrë dhe amanet të ruajmë me fanatizëm të vërtetën historike, sepse ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe një borxh i përjetshëm ndaj brezit që e fitoi lirinë me armë në dorë.
Pasardhes Besnik Fishta, Njesi 5
Tirane,23.06.2025
Comentários