Besim Dema: Përsiatje për librin e ri “Bulevardet e së djeshmes
- Jan 15
- 2 min read

FATMIR MINGULI INTELEKTUALI QË MERITON RESPEKT DHE MIRËNJOHJE.
(Përsiatje për librin e ri “Bulevardet e së djeshmes)
Fatmir Mingulin e njohin të gjithë në Durrës dhe më tej për kontributet e shumta që ka dhënë si inxhinier, pedagog, pushtetar dhe së fundi si kritik me vlera, eseist, redaktor dhe për krijimet e tij në prozë.
Figura krijuese e Fatmirit është e fortë dhe bindëse ndaj sot do të mundohem të rrjeshtoj disa mendime për këtë intelektual me shumë njohuri në shumë fusha e veprimtari. Inxhinieri ka ditur të ndërtoië kështjellën e tij në krijimtari dhe citohet në Durrës si figurë e arrirë gjithë kulturë e vizion. Mbasi e tregoi veten si pushtetar që punoi me shpirt për Durrësit kontriboj si lektor i parë në UAMD -Universiteti i Durrësit, dhe mori vlerësimin e studentëve dhe kolegëve për profesionalizmin e lartë që manifestoi, iu fut me shumë kurajo e devotshmëri, punës krijuese.

Pa bujë, qetë qetë Fatmiri ka zënë vend në Olimbin e krijimtarisë durrsake. Kur lexon Fatmirin, krijimtarinë e tij, frymëzohesh dhe krijon konsideratë dhe respekt sepse është i saktë dhe mëson e fiton nga eksperienca e tij e gjithanshme.
Disa libra të tij i kam lexuar dhe së fundi kam në dorë librin e tij të fundit “Bulevardet e së djeshmes”. E lexova pa u ndalur dhe aty fotografohet saktë, kultura e lartë qytetare, dashuria për familjen dhe Durrësin, respektin që tregon për shokët krijues. Ai ka guxim e burrëri të shkruaj për Mondën gruan e tij, oksigjeni dhe frymëmarrja e Fatmirit, shkruan për vëllain e tij dhe mikut tonë që s’do ta harrojmë ķurrë Piron e pavdekshëm.
Fatmiri shëtit bukur në histori dhe ka dëshirë të flasë e të shkruaj për Mbretëreshën Teutë që i dha emër Durrësit dhe gjithë Ilirisë. Edhe pse i qetë, herë herë revoltohet sepse e don Durrësin më të mirë, të gjelbëruar dhe frymëmarrje dëshiron në rrugët e tij të qarkullojnë vetëm njerëzit e kulturuar që kanë dashuri për Durrësin. Tek tregimi “Marrësi i karrikës” ka shumë për të studjuar. Shpirtëgjërësinë Fatmiri e tregon bukur në tregimin e radhës “Xhaketa e tjetrit”.

Është këmbëngulës shkrimtari ynë dhe ka dëshirë të futet me mendje e sy në çdo labirinth e vlera që ruan Durrësi shumë shekullor, ndalet tek teatri absurd me qeramike, tek rrugët e pa sistemuara. Fatmiri bisedon këmbëkryq me krijuesit e vërtetë durrsakë dhe në komunikim me ata përdor një gjuhë letrare të pastërt. Kritikat e Fatmirit janë sa shpirtrore aq dhe profesionale Në këtë libër Fatmir Minguli nuk harron kurrë miqtë, mësuesit që e mësuan të shkruaj dhe të gjykojë. Fatmiri respekton familjen dhe dëshiron për një Durrës të mirë të organizuar, respekton demokracinë e vertetë ku të flasë vetëm populli dhe drejtësia, jo oligarku e injoranca.
Faliminderit, Fatmir Minguli për librin me vlerë që ke nxjerrë për lexuesit. Puna dhe veprimtaria juaj vlen të nderohet nga të gjithë ashtu siç bëri Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës.
Janar 2026








Comments