Baxhul Merkaj: MES REVE HËNORE
- Jul 6, 2025
- 1 min read

VARGJE POETIKE KUSHTUAR NENES DHE BABAIT TIM
Nga kutia e pandores nxora kujtimet e vjetra. .. .
Ju erdhet nga larg me purpurim
malli mbeshtjelle
Ju te madherishem sa vet madheshtia.
Sytë e syjve te mi.
Me te cilët mas koherat dhe ëndërrat....
Buzëqeshja me mbine si trendafil ne buze.
Dhe bëhet uverture
Uverture
dhimbje e ikjes tuaj.
Dhe kur rrezohem aty rrufesheme me jeni
Dashuri e gjakut qe rilind agimeve te reja .......
MES REVE HËNORE.
Hiqi prangojt e kohës së vjetër.
Eja me mua në hapsirën e .paanë
E jona është pafundësia.
.....Dashuria na djeg flakadan. .
Do desha me ty qiejt të përshkoja
......
Do desha me ty diejt të arrijë.
E aty mes reve hënore.
Te beja në ty dashuri.
DASHURIA.
E di mike a se di........
Përse kam lindur une
përse ke lindur ti
Që te mbjellim dashuri.
Po u mboll dashuria
Le t'a korri njerezia...
Nga Baxhul Merkaj









Comments