Baxhul Merkaj: Dy poezi për dy ikona
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 6 minutes ago
- 1 min read

E bukura Ofeli.
(Margarita Xhepës)
Dhe Hëna dhe yjet dhe dielli ......
Shndritën hapësirën e pa anë
Po befas dritat e gjithësisë
u zbehën kur në skenë doli Ofelia.
Si vezullim i zjarrte e flakerim ylberesh
mahniti tejskashem rruzullin e tokes.
E bukura Ofeli.
E bukura Margarit
Super femra sa hyjnore dhe njerëzore.
Perulesisht te puthin dorën
Ne skenë dhe bulevard.
Per ty makinat ndalojne
Si engjëll i praruar sytë buzët gusha e bardhe
Freferin fustani ne trupin e ajthshem lastar.
Eci me ty veshët bulerojne
Nga mijera e mijera duartrokitje
Marrë pas Hamletit Shekspirian.
E bukura Ofeli Margarit.
Shekujt do kalojnë magjia jote
si kulla Eifel kulla e lirisë
Me ty lartohet bukuria e races njerezore shqiperore.
....
.
.. O yll i tokes Arberore.
Nga Baxhul Merkaj
(Vargje per Kadri Roshin)
Ne skene ende dridhet ajri i pritjes.
Kur dilje me hapin prej kollosi.
Dhe rrufet mbaje ne dore si Prometeu.
Ne fjalen tende mbin lulekuqet
Prusheruan zjarret e qendrës.
Gjemuan sirenat e ngazellimit
U ngriten lartë valet e dhimbjes.
U tallaziten fatet e lirisë
O arkitekt i gjesteve qe persosen mimiken.
Dhe dashurin e ngrite ne Olimp
Ku me fuqin madhore te artit.
Endet anija e ikjes tende ne ameshim.
Nga Baxhul Merkaj
Comments