top of page

Bastioni demokrat jep sinjalin


Bastioni demokrat jep sinjalin

Shkëlqim Cufaj


Prej javësh, në fakt prej disa kohësh jam në terren, thuajse shtëpi më shtëpi, banorë me banorë, dhe kam parë nga afër se si fitorja e PD-së nuk është vetëm e shkruar. Kam ndjerë dashurinë e shumicës dhe një pakice tjetër të dyzuar që kërkon ndryshimin. Kam vëzhguar edhe mjaft të rrinj që kanë rikthyer besimin tek Kryeministri i ardhshëm, më saktë i pas 25 Prillit 2021, Lulzim Basha, teksa e kanë ndjekur fjalën e tij me mjaft kujdes. Dhe kështu mendoj se votën e demokratëve, jo vetëm në njësitë administrative Rrashbull, Katund i Ri, Sukth, Manzë dhe Ishëm e kanë të fituar kandidatët e kësaj force të madhe dhe të besueshme poltike.

Në të njëjtën kohë Drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka i cili jo vetëm ka prezantuar kandidatët për deputetë në ish-komunat dikur bastion i PD-së, por në tërë qarkun, ka prurë një metodë të re moderne të fushatimit dhe kësisoj mund të them me plot gojën se fitorja e PD-së është e merituar dhe jo thjesht e mirëpritur. Nënkryetari i PD-së Paloka ka theksuar gjatë se edhe vetë do të angazhohet veçanërisht në këto zona për të “rikthyer rezultatet e dikurshme për PD”, madje ai ka shtuar mjaft herë se “Zullumqaret e “rilindjes” që vijnë natën për të blerë vota, me paratë që ju grabisin banorëve, do të marrin atë që meritojnë shumë shpejt, nga Çela e Çyrbja deri tek banditi më i vogël që u shërben atyre! Dhe kjo tashmë do të ndodh zyrtarisht dhe ligjërisht më 25 Prill.



Edhe Kryetari i kësaj dege të PD-së, Ferdinand Xhaferri herë pas here i është rikthyer kësaj zone. Ai gjithnjë ka besuar tek strukturat e partisë në Katundin e Ri, i cili vijon të mbetet bastion i PD-së, dhe një nga zonat më besnike të kësaj force poltike në vite. Lidhur me këtë gjithnjë z. Xhaferri ka folur hapur dhe drejtpërdrejtë me anëtarët e partisë, duke iu kërkuar atyre të mos mashtrohen nga lakmiqarët, të dalin nga tulatja dhe të mos kenë frikë por të përballen me pushtetin kriminal, që vetëm kështu i thuhet plotësisht të gjithëve se më 25 Prill fiton Shqipëria.

Që nga koha kur ai ishte në krye që PD të riorganizohej dhe të bëhej gati për të fituar zgjedhjet, ai është bërë mjaft i besueshëm tashmë për forcën e re autokritike për mënyrën se si Partia Demokratike ka fuksionuar përgjatë viteve të fundit. Në këtë mënyrë të gjithë janë bërë bashkë që ti japin PD fitoren e merituar.

168 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page